KËSHILLA SI T'I VISHNI XHINSET E NGUSHTA

  • 02 November 2017 - 15:57
KËSHILLA SI T'I VISHNI XHINSET E NGUSHTA

Jemi të sigurt se nuk do të anashkalohen as këtë sezon, si edhe muajve paraprak, xhinset e ngushta janë në modë. Kombinohen në mënyrë të hatashme me çizme të shkurta, me pallto dhe xhemper "oversize" dhe përfundimisht janë imperativ i modës së qytetit. Por, duhet pasur kujdes teksa kombinoni gardërobën dhe këpucët me xhinset e ngushta, për të shmangur huqjet tipike. Në vijim kuptoni cilat janë gabimet më të shpeshta që i bëni kur vishni xhinse

Në vend të çizmeve të ngushta, më mirë zgjidhni çizmet e rrudhosura, qofshin të rrafshëta apo me taka, sepse shumë më mirë krijojnë kontrast me xhinset e ngushta, që ashtu do të theksohen, e ju do të jeni në trend. Po ashtu, në mënyrë që kombinimin tuaj ta bëni edhe më modern. Lirisht shtoni edhe një aksesor si një rrip, që mirë kombinohet me xhinset e ngushta teksasiane.

Image

 

Kur të vishni "skinny jeans" është shumë me rëndësi se çfarë do të zgjidhni të vishni për kombinimin sipër - shmangni bluzat e ngushta dhe të zakonshme, apo xhaketat tepër të rrudhosura dhe palltot. Në vend të kësaj, më së miri ju shkon një xhemper u rrudhosur "oversize". Princip i kësaj rregulle të modës është ngjashëm sikurse me çizmet e rrudhosura - duhet dhënë kontrast gardërobës në mënyrë që kombinimi të jetë atraktiv.

Image

 

Jini inovative dhe lejoni që xhinset e ngushta të inspirojnë më shumë se aq, që prej tyre të kombinoni ndonjë pjesë të mërzitshme të gardërobës. Kështu, një pallto elegante dhe një palë çizme të shkurta të lehta me detaje të metalta do të ishin zgjedhje e duhur për stilin tuaj urban, e aspak më pak nuk do të shndrisnit në kombinimin me xhinse të ngushta sipër tyre të veshur ndonjë fustan retro pika-pika, që gjithë kombinimit i japin elegancë dhe stil.

Image

 

 Po ashtu, është shumë me rëndësi si kombinoni çizmet, që sidomos këtë vjeshtë janë në trend, me xhinset e ngushta - e xhinset nuk guxojnë të rrudhosen, por të jenë me gjatësinë e saktë që pa vërejtur kalojnë linjën e çizmeve. Nëse dëshironi që në mënyrë vizuale t'i zgjatni këmbët dhe figurën, zgjidhni xhinse të ngushta që jua zbulojnë asetet dhe mbathni këpucë, çizme, sandale me takë të shkurtë. Jemi të sigurt se tani nuk do të dilni nga xhinset tuaja, se do t'i kombinoni në mënyrën e duhur.

Image

 

(Kosova Sot)