< Si t'i largoni striat me lëng limoni? - Femra - Kosova Sot
Si t

Si t'i largoni striat me lėng limoni?

Thartira e limonit nuk është e mirë vetëm për largimin e striave, por edhe për largimin e vragave dhe akneve Ky sekret do t'ju ndihmojë që t'i largoni shenjat e lëshimit të lëkurës tuaj. Krejt çka keni nevojë, janë copat e pambukut për heqjen e grimit dhe limoni, transmeton gazeta Kosova Sot.

PROCEDURA:

 1. Lëreni limonin një kohë në frigorifer.

2. Kur ta hiqni, ndajeni përgjysmë.

3. Shtrydhni të dyja gjysmat dhe lëngun qiteni në ndonjë enë.

4. Zhyteni pambukun dhe përdoreni atë për masazh të vendeve problematike me stria. Ka rëndësi që masazhin ta bëni me lëvizje rrethore, meqë në këtë mënyrë më së miri do ta nxitni qarkullimin dhe depërtimin e lëngut të limonit në lëkurë.

5. Lëreni që të veprojë 10 deri 15 minuta.

6. Më pas shpëlajeni me shumë ujë të vakët.

7. Tereni lëkurën dhe më pas vëreni kremin të cilin e përdorni rregullisht.

8. Thartira e limonit është e mirë, jo vetëm për largimin e striave, por edhe për heqjen e vragave dhe akneve.

(Kosova Sot)

21 orë e 45 minuta më parë