Mënyrat që një femër e bëjnë më tërheqëse dhe arsyet shkencore e pse ndodh kjo

  • 07 November 2017 - 16:55
Mënyrat që një femër e bëjnë më tërheqëse dhe arsyet shkencore e pse ndodh kjo

Të konsiderohesh tërheqëse është diçka që ende ka shumë rëndësi për shumicën e njerëzve dhe megjithëse ka disa që debatojnë se sa e cekët është kjo, përfundimisht jo me arsye të mirë. Edhe studimet tregojnë se edhe kur jemi fëmijë, kryesisht ata zgjedhin për të lozur fëmijët tjerë në bazë të atraktivitetit të tyre. Ky fenomen vazhdon edhe kur jemi të rritur. Studimet tregojnë se njerëzit atraktiv më lehtë gjejnë punë, madje më pak dënohen edhe për krimet e bëra. Ndoshta përfitimi më i madh i krejt kësaj është se nëse konsideroheni të hijshëm keni më shumë zgjedhje kur bëhet fjalë për takimet. Ja disa mënyra që femrat i bëjnë më atraktive.

TEKNIKAT E FLIRTIT

 Kur vjen puna te flirti, femrat gjithmonë ia kanë anën. Studimet tregojnë se ato shumë më mirë e kuptojnë gjuhën e trupit ndoshta truri i tyre është më aktiv kur e bëjnë këtë. Studimi gjatë skanimit të trurit të tyre tregon se janë 14 deri 16 hapësira aktive të trurit te femrat, derisa te meshkujt 4 deri 6. Kjo me gjasë tregon përse femrave ju duhet ta tentojnë shikimin në sy tre herë para se një djalë ta kuptojë. MST/ Aplikojnë buzëkuq të kuq Buzëkuqi i kuq në femër është sinonim me seksualitetin. Shpesh i shohim femrat joshëse dhe fatale nëpër televizione dhe filma të përdorin ngjyrën e zjarrtë në buzë. Në fakt, ngjyra e kuqe në përgjithësi konsiderohet joshëse, qoftë në buzë, në të brendshme apo fustane, ka arsye interesante për këtë. Sipas antropologëve, kjo ndodh pasi lidhet me ciklin menstrual të femrave.

TREGOJNË PAK LËKURË (RRETH QAFËS)

Nuk është një fshehtësi që kur një femër dëshiron ta tërheq një mashkull, atëherë mundësitë janë të mëdha që ajo t'ia tërheq vëmendjen me gjoksin e saj. Sytjenat e ngritura dhe dekoltetë për kohë të gjatë e dëshmojnë këtë. Përse e bëjnë femrat këtë? Epo, sepse meshkujve ju pëlqen gjoksi. MST/ Përdorin grimin për sy Duke përdorur "eyeliner" dhe hije të syve kërkon pak kohë mjeshtërie, por se kjo shpaguhet për shumicën e femrave. Në fakt, sipas studimeve, grimi i syve te femrat tregon atraktivitetin te femrat dhe me gjasë shumica e femrave pajtohen me këtë. Arsyeja e përdorimit të grimit përreth syve bazohet në shkencë. Femrat kanë më shumë kontrast në fytyrat e tyre, kështu që sytë e errët janë parë më feministe.

VESHIN TAKA

 Përse femrat e mundojnë veten e tyre për të ecur në taka të larta, shpeshherë duke ju shkaktuar dhimbje dhe ua lënë këmbën në formë jo të mirë? Epo, ta lëmë nga anash faktin se shumë femra kënaqen vetëm duke blerë këpucë, por nuk mund të mohohet fakti se një palë taka të mira janë parë si seksi nga shumica djemve. Një studim i bërë në vitin 2010 nga "University of New South Wales" në Sidnej ka gjetur se, ndoshta për disa është befasuese, se shumica e meshkujve femrat e gjata i shohin më tërheqëse.

 APLIKOJNË MASKARË

Maskara është një tjetër formë klasike e rutinës së shumicës së femrave. Edhe ato që preferojnë dukje më natyrale zakonisht e përdorin një të tillë teksa përgatiten. Shumica e njerëzve do të pajtohet se është efekt pozitiv i bukurisë, megjithëse nuk jeni të vetëdijshëm për këtë. Natyrisht, maskara ka një mënyrë të veçantë të tërheqjes së vëmendjes te sytë, që ndihmon te një femër ta tërheq kontaktin me sy te një mashkull kur bëhet fjalë për flirt.

(Kosova Sot)