Shtatë bojëkuqët pa shkëlqim që duhet t’i keni në çantë

  • 29 July 2015 - 13:19
Shtatë bojëkuqët pa shkëlqim që duhet t’i keni në çantë

Produktet e grimit pa shkëlqim janë të mrekullueshme, sidomos bojëkuqët pa shkëlqim. Ndonëse nganjëherë kemi nevojë për pak shkëlqim në mollëzat tona, shumicën e rasteve është mirë të kemi mollëza të hijezuara, mirëpo pa shkëlqim. Çdo femër ka nevojë të ketë  të paktën një bojëkuq pa shkëlqim në çantën e saj. Bojëkuqi pa shkëlqim është i përkryer nëse kombinohet me buzëkuq me shkëlqim ose me hijezues të syve. Shikoni bojëkuqët pa shkëlqim që i kemi propozuar më poshtë dhe vendosni se cilin nga ta do ta blini.

1. Bojëkuqi ‘Nars’  

Ky lloj bojëkuqi është ndër më të mirët pasi që përshtatet me të gjitha nuancat e lëkurës. Vetëm duhet pasur kujdes gjatë aplikimit të tij, pasi që nuk duhet vendosur masë të madhe të bojëkuqit.

Image

2. Bojëkuqi ‘Mac’

Këtë lloj bojëkuqi duhet ta ketë secila femër. Ka ngjyrë të artë në të kaftë dhe duket bukur në secilën fytyrë. ‘Mac’ është shumë i përshtatshëm për të hijezuar pjesë të caktuara të fytyrës.

Image

3. Bojëkuqi saten - ‘Lorac’

Ndonëse fjalët ‘pa shkëlqim’ dhe ‘saten’ nuk duket që përshtaten me njëra-tjetrën, ju do ta provoni të kundërtën menjëherë pasi të keni përdorur këtë bojëkuq të mrekullueshëm. Ky bojëkuq ngjyrë vjollce i thekson sytë tuaj.

Image

4. Bojëkuqi pa shkëlqim ngjyrë boronice - ‘Bobbi Brown’

Nëse keni vendosur që ta blini këtë bojëkuq, atëherë duhet ta dini që këto para jeni duke i shpenzuar me vend. ‘Bobbi Brown’ ofron bojëkuq me shkëlqim në nuanca të ndryshme, mirëpo më e pëlqyera mbetet ajo ngjyrë boronice.

Image

5. ‘Politikani i ndershëm’ – ‘Lipstick Queen’

‘Lipstick Queen’ është një kompani që merret kryesisht me prodhimin e buzëkuqëve, përveçqë në këtë rast kanë bërë përjashtim, duke prodhuar ‘politikanin e ndershëm’. Më së miri është nëse e përdorni këtë produkt edhe në buzë edhe në mollëzat tuaja.  

Image

6. Bojëkuqi pa shkëlqim – ‘Make’

 ‘Make’ i ka dizajnuar këta bojëkuqë në atë mënyrë që të jenë të pasur me vitamina. Ky bojëkuq është me ngjyrë kajsie, ngjyrë kjo shumë e përshtatshme për sezonin e pranverës dhe vjeshtës.

Image

7. Bojëkuqi pa shkëlqim – ‘Illamasqua’

 ‘Illamasqua’ merret me prodhimin e bojëkuqëve në formë kremi dhe në formë pudre. Këta bojëkuqë janë të krijuar në atë mënyrë që të qëndrojnë për një kohë të gjatë.

 

 

(Kosova Sot)