6 fshehtësi dermatologjike për të pasur lëkurë të përsosur

  • 22 November 2017 - 15:14
6 fshehtësi dermatologjike për të pasur lëkurë të përsosur

Çfarë duhet të hani varet se çfarë lloji të lëkurës keni dhe si dëshironi ta trajtoni. Për më shumë, mos harroni se sa i rëndësishëm është hidratimi, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

 

NJOLLAT E ZEZA

Njollat e zeza në lëkurë mund të shfaqen si pasojë e mungesës së vitaminave, sidomos B12. Për t'i hequr qafe, ju nevojiten edhe vitamina C dhe E, dhe antioksidues, që i hasim në ekstraktet e farave të rrushit. Këto substanca i gjejmë edhe te agrumet, dredhëzat, kivi, shegët dhe domatet. Mos kaloni shumë kohë në diell, përndryshe njollat shtohen. Për ta mbrojtur lëkurën, duhet të hani ushqime me shumë antioksidues, si: Manaferra, Grejpefrut, Ananas, Kumbulla, Lakër, Spinaq.

Image

 

LËKURA E YNDYRSHME

Nëse konsumoni ushqime me indeks të lartë glikemik, do të vëreni më shumë yndyrë të sekretohet. Lëkura juaj prodhon më shumë yndyrë sesa nevojitet, duke e shkaktuar atë shkëlqimin e padëshiruar në lëkurë. Produktet e bukurisë e mbulojnë këtë shkëlqim për pak kohë, por nuk zgjat. Opsion më i mirë është ushqimi me vitaminë A. Kjo vitaminë ndihmon në reduktimin e prodhimit të yndyrës. Ju rekomandojmë t'i përfshini këto ushqime në meny: Kajsi, Mango, Karota, Të kuqtë e vezës, Spinaq, Patate.

Image

 

AKNET

Nëse keni akne, me gjasë konsumoni ushqime me indeks të lartë glikemik. Si pasojë e rritjes së aktivitetit në gjëndrat tuaja yndyrore, poret tuaja mbyllen dhe këtu fillon procesi i depërtimit të baktereve dhe proceseve inflamatore. Sido që të jetë, jo secili që ka edhe lëkurë të yndyrshme. Po deshët të hiqni qafe aknet, filloni të ndryshoni ushqimin. Shtoni këto ushqime në menynë tuaj: Pemët, Perime, Arra, Fara të lirit, Vaj të farave të lirit, Peshk.

Image

 

RRUDHAT

Rrudhat mund të shfaqen për arsye të ndryshme, një prej tyre mund të jetë konsumimi i tepërt i alkoolit. Kjo ndodh për shkak se pijet alkoolike shkaktojnë dehidrim. Edhe sheqeri mund ta shkaktojë plakjen e hershme të lëkurës, sepse glukoza e redukton elasticitetin e lëkurës. Antioksiduesit ofrojnë ndihmë të madhe. Kjo pasi kanë fuqinë për ta rigjallëruar lëkurën. Për shembull, konsumimi i ushqimit si sojë mund të japë rezultate të mira.

Image

 

LËKURA E THATË

 Lëkura e thatë është shenjë e mungesës së vitaminave dhe mungesës së kolesterolit të mirë. Mungesa e kolesterolit vjen nga mishi i kuq dhe mishi i peshkut, e mungesë kanë edhe më shumë vegjetarianët. Për ta trajtuar lëkurën e thatë, duhet të përfshini ushqime me yndyra mono të ngopura. Absorbohen më mirë nëse i hani me ushqimet, si: Bishtaja, Alga deti, Vezë, Sojë, Avokado, Kikirikë, lajthi, arra.

Image

 

QESKAT E ERRËTA NËN SY

Qeskat e errëta nën sy nuk janë shenjë se nuk keni fjetur mjaftueshëm. Po ashtu, kanë të bëjnë me mostolerancën ndaj ushqimit të caktuar apo edhe alergji. E para që duhet të bëni është të kontrolloni nëse nuk e toleroni një ushqim të caktuar. Po ashtu, është ide e mirë të përjashtoni këto produkte: Prodhimet e qumështit, Pjekurinat, Çipsat, Kafenë, Ëmbëltuesit artificialë.

(Kosova Sot)