Këshilla grimi për forma të ndryshme të fytyrës (Foto)

  • 31 July 2015 - 08:48
Këshilla grimi për forma të ndryshme të fytyrës (Foto)

Është shumë e rëndësishme të mësohen truqet e grimit për forma të ndryshme të fytyrës pasi që këshillat e grimit mund t’iu përshtaten disa femrave, mirëpo te disa të tjera nuk mund të funksionojnë. Për ta lehtësuar edhe më shumë rutinën ditore të grimit tuaj, ne i kemi përzgjedhur disa këshilla grimi për forma të ndryshme të fytyrës

1. Fytyra në formë ovale

Femrat me fytyrë ovale kanë ballë më të gjerë sesa mjekra. Për shkak të faktit që femrat me fytyrë ovale kanë fytyrë të theksuar, në mënyrë natyrale, nuk ka nevojë për shumë theksues. Andaj, nëse keni fytyrë ovale, e tëra që ju duhet të bëni është të aplikoni bronzues në tri pikat kryesore: në ballë, në mollëza të faqeve dhe në mjekër.

Image

2. Fytyra në formë drejtkëndëshi

Femrat me fytyrë të zgjatur mund ta ndiejnë të nevojshme ta shkurtojnë fytyrën e tyre. Në mënyrë që të arrihet një gjë e tillë, ju duhet ta përqendroni bronzuesin nën nofull, ndërsa që fytyra juaj të duket më e gjerë vendosni bojëkuq në qendër të mollëzave. Përdorimi i theksuesit në pjesën mbi mollëza është një tjetër trik shumë i rëndësishëm për të zgjeruar fytyrën.

Image

3. Fytyra në formë katrore

Fytyrat në formë katrori kanë nevojë për më shumë theksim sesa fytyrat në formë ovale. Si rrjedhojë, nëse keni fytyrë në formë katrori duhet të vendosni theksues në pjesën e ballit, në afërsi të hundës dhe në pjesën nën nofull. Shmangeni përdorimin e ‘liner-ëve’ të mprehtë për sy. 

Image

4. Fytyra në formë të rrumbullakët

Në mënyrë që të krijoni një fytyrë më të formësuar, përdoreni një sasi të konsiderueshme të bojëkuqit në mollëza të faqeve dhe rreth tyre, si dhe formësojeni nofullën me anë të bronzuesit ose theksuesit.

Image

5. Fytyra në formë zemre

Femrat që kanë fytyrë në formë zemre i kanë mollëzat e faqeve më të theksuara, andaj edhe nevojitet përdorimi i bojëkuqit me ngjyrë më të çeltë. Nëse keni një fytyrë të tillë është shumë e rëndësishme të përdorni ngjyra më të mbyllëta të buzëkuqit, pasi që ju ndihmon në definimin e fytyrës. 

Image

6. Fytyra e zgjatur, në formë katrore

Femrat me fytyrë të zgjatur, në formë katrore, kanë ballë të lartë, mollëza të zgjatura dhe mjekër të theksuar. Edhe këto femra duhet të aplikojnë bronzues apo theksues në ballë, mjekër dhe mollëza, ndërsa përmes formësimit të vetullave duhet të mundohen të krijojnë përshtypjen e një fytyre më të shkurtër.

Image

 

7. Fytyra në formë trekëndëshi

Përdorni bronzues në formë pudre për të minimizuar nofullën. Sa i përket ngjyrës së buzëkuqit, mundohuni të shmangni përdorimin e ngjyrave të ndezura. Mundohuni të përdorni ngjyra më natyrale që do të largonin vëmendjen nga nofulla.

Image

 

(Kosova Sot)