Dhjetë trendët e modës që nuk do të preferohen gjatë vitit 2018

  • 05 December 2017 - 09:24
Dhjetë trendët e modës që nuk do të preferohen gjatë vitit 2018

Nëse ju pëlqen ndonjëri prej këtyre trendëve, lëreni atë anash për disa vite, derisa të kthehet përsëri në modë.

Image

1. Shiritat në qafë

Në vitin 2016, Taylor Swift pyetej a ishin duke shkuar shiritat e qafës (choker) rrugës së kurorës me lule. Gjërat më pas kaluan në heshtje për të, prandaj njerëzit vazhduan që të vendosnin në qafat e tyre shirita të tillë. Por, kjo nuk do të preferohet gjatë vitit 2018. Një alternativë "in": Sinqerisht, më shumë ju konvenon që të përqendroheni te vathët.

Image

2. Supet e zhveshura

Pa marrë parasysh sa bukur kjo veshje vë në pah supet dhe qafën, asaj i ka dalë moda. Mos e merrni si personale, por thjesht, lëreni këtë stil që të pushojë gjatë vitit 2018. Një alternativë "in": Zhveshja vetëm e një supi është më e mirë, edhe pse gjatë verës së ardhshme më shumë do të ekspozohet barku. 

Image

3. Thekët e festivalit

Sipas një blerësi në një sajt të madh të 'e-commerce', frekuentuesit e festivaleve thjesht nuk do të heqin dorë nga ky stil. Kjo ishte para mbajtjes së festivalit "Coachella 2017", por çka mund të thuhet tani? Nuk mendojmë se ky trend do të pëlqehet gjatë vitit 2018, por në fund të fundit, vendosni ju vetë. Një alternativë "in": Thekët, kur nuk janë nga kamoshi apo kur nuk i përkasin një kulture të caktuar, mund të jenë tërësisht OK. 

Image

4. Korsetë (rripat dhe të ngjashmet)

Ky stil ishte interesant për një kohë të caktuar, sidomos pasi që praktikohej nga Kim Kardashian dhe modelet e tjera të "Instagram"-it. Varianti i rripit do të jetë i pari që do të dalë nga përdorimi. Një alternativë "in": Rripat që vijnë me palltot tuaja, apo një rrip i bukur i kafenjtë, i lëkurës, për t'ua mbajtur xhinsit.

Image

5. Çantat si buqetë

Ky stil ishte i pëlqyer për një kohë të caktuar, por ka ardhur koha që të eksploroni forma të tjera, ose krejt të rrumbullakëta, apo më me kënde. Një alternativë "in": E thamë më lart.

Image

6. Kapelat si buqetë Sa u përket aksesorëve të tjerë, në formë buqete, në rend të parë kemi kapelat, të cilat për një kohë na patën magjepsur të gjithëve. Por, jo edhe gjatë vitit të ardhshëm. Një alternativë "in": Mund të vazhdoni me bartjen e beretave. 

Image

7. Çantat e vogla të shpinës

Çanta e vogël e shpinës kishte dy elemente kryesore që ndikuan në popullarizimin e saj: nostalgjia dhe një distancë më e largët e të rinjve, të cilët mund të thonë: Jam tepër i ri dhe më kujtohet kur e kam bërë këtë për herë të parë. Një alternativë "in": Mund ta përdorni një çantë me dimensione të rregullta. 

Image

8. Xhaketat "bomber" Përsëri, themi se nuk kemi asgjë kundër kësaj veshjeje, thjesht për momentin, janë bërë 'të kompensuara'. Një alternativë "in": Në modë më shumë do të jenë bluzat e mëdha. 

Image

9. Çantat e belit Një stil tjetër, të cilit i ka mbetur ndoshta edhe një sezon tjetër i festivaleve, para se të dalë jashtë përdorimit, gjatë vitit të ardhshëm. Një alternativë "in": Diçka me dorëz (vegë) dhe me më shumë strukturë.

Image

10. Kostumet e lojës për meshkuj (romphim). Fotoja e thotë të tërën. Një alternativë "in": pantallonat e shkurtër, p.sh? 

(Kosova Sot)