Gjejeni ‘eyeliner’-in që i përshtatet ngjyrës së syve tuaj - Femra - Kosova Sot
Gjejeni ‘eyeliner’-in qė i pėrshtatet ngjyrės sė syve tuaj

Gjejeni ‘eyeliner’-in qė i pėrshtatet ngjyrės sė syve tuaj

'Eyeliner'-i që e përdorni ka rëndësi të madhe për theksimin e syve tuaj, megjithatë është shumë e rëndësishme që gjatë përzgjedhjes së nuancës së 'eyeliner'-it të mundoheni ta kombinoni atë me ngjyrën e syve tuaj. Për t'ju ndihmuar në këtë drejtim më poshtë ua kemi sjellë disa këshilla, që vijnë drejtpërsëdrejti nga artistët e grimit, që punojnë më të famshmet.

Sytë e kaltër

Nuancat që krijojnë kontrast ndikojnë në theksimin e ngjyrës së syve, andaj ngjyra më e përshtatshme për femrat me sy të kaltër është ngjyra e artë dhe ngjyra e bakrit. E mira është që ju vendosni nëse dëshironi që me 'eyeliner' t'i trajtoni vetëm skajet e brendshme të syve dhe ta afroni 'liner'-in me linjën e qerpikëve, apo ta trajtoni gjithë pjesën e kapakëve të syve. Ngjyrat tjera të përshtatshme: ngjyra bezhe dhe e kaltër e çelët.

Sytë e gjelbër

Ngjyra e kuqe përshtatet me atë të gjelbër, andaj rekomandohet që femrat me sy të gjelbër të përdorin ‘eyeliner’ me nuanca të ngjyrës së kuqe. Megjithatë, është e rëndë- sishme që fillimisht ta përdorni edhe një ‘eyeliner’ me ngjyrë të zezë, para përdorimit të ‘eyeliner’-it me nuancë të ngjyrës së kuqe, përndryshe do të dukeni më e lodhur. Ngjyrat tjera të përshtatshme: ngjyra e kuqërremtë dhe ngjyra vjollcë e mbyllët.

Sytë ngjyrë kafe

Nuk mund të gaboheni me kombinimin e ‘eyeliner’-it me sy ngjyrë kafe, pasi që sytë me ngjyrë të tillë kombinohen me shumë nuanca të ndryshme. Megjithatë, më së miri është ta kombinoni me ‘eyeliner’ me ngjyrë të kaltër. Ngjyrat tjera të përshtatshme: ngjyra e hirtë dhe vjollcë.

Sytë ngjyrë gështenje

Nuancat e ngjyrës së artë theksojnë nuancën e gjelbër, që gjendet në sytë ngjyrë gështenje, ndërsa ngjyra e kafenjtë neutrale thekson shkëlqimin e syve. Andaj, nëse keni sy me ngjyrë të tillë përdorni ‘eyeliner’ me ngjyrë të artë dhe ngjyrë kafe. Ngjyrat tjera të përshtatshme: ngjyra e bronztë dhe ngjyra vjollcë e mbyllët.

(Kosova Sot)

12 orë e 4 minuta më parë
24/01/18