FSHEHTËSIA E DËSHMUAR PËR QERPIKË TË GJATË E TË TRASHË - Femra - Kosova Sot
FSHEHTĖSIA E DĖSHMUAR PĖR QERPIKĖ TĖ GJATĖ E TĖ TRASHĖ

FSHEHTĖSIA E DĖSHMUAR PĖR QERPIKĖ TĖ GJATĖ E TĖ TRASHĖ

Përderisa femrat nuk lindin me qerpikë të gjatë e të trashë, disa të tjerave nuk u mbetet gjë tjetër, pos qerpikëve artificialë ose ekziston një fshehtësi e thjeshtë me ndihmën e të cilës qerpikët tuaj natyralë do të duken më të trashë dhe më të gjatë brenda disa sekondave. Krejt çfarë ju duhet me gjasë i posedoni në shtëpi. Pos dredhuesit për qerpikë dhe maskarës, ju nevojitet edhe një maskarë e vjetër që me gjasë, sikurse shumica e femrave, keni disa prej tyre dhe për ndonjë arsye nuk e keni hedhur derisa ta blini një të re, që për fat i shkon për shtati kësaj fshehtësie. Por, kini kujdes mos t'i ketë kaluar afati i përdorimit. Së pari, me ndihmën e dredhuesit i lakoni ata e më pas aplikoni një shtresë të trashë të maskarës së vjetër për të arritur efektin e volumit. Në majë të qerpikëve aplikoni maskarën e re dhe më të rrallë dhe në mënyrë vizuale do t'i zgjatni qerpikët. 

(Kosova Sot)

15 orë e 49 minuta më parë
19/01/18
aaaaaaaa