“Feng Shui” për lumturi në vitin 2018: Si t’i vendosni dekorimet për energji pozitive - Femra - Kosova Sot
“Feng Shui” pėr lumturi nė vitin 2018: Si t’i vendosni dekorimet pėr energji pozitive

“Feng Shui” pėr lumturi nė vitin 2018: Si t’i vendosni dekorimet pėr energji pozitive

Koha e festave di të jetë edhe stresuese, si për buxhetin shtëpiak, si dhe shkaku i euforisë së përgatitjes. "Feng shui" jo vetëm se ju ndihmon në rregullimin e shtëpisë, por na ofron edhe këshilla për dekorimet e Vitit të Ri, duke na krijuar energji pozitive në shtëpitë tona. Nëse mendoni se ku do ta vendosni bredhin e Vitit të Ri dhe si do ta zbukuroni nuk ka fort lidhje, mashtroheni rëndë! Vendi i bredhit, sipas "feng shui" ka shumë rëndësi, sepse sjell harmoni në shtëpi.

Ku ta vendosni bredhin?

Bredhi simbolizon jetëgjatësinë dhe miqësinë. Sipas praktikave të certifikuara të "Feng Shui", forma trekëndëshe e bredhit të Vitit të Ri konsiderohet si simbol "zjarri" në "Feng Shui", e vendi më i mirë për këtë simbol është në dhomën që merr këndin e sipërm të majtë të shtëpisë tuaj. Kjo hapësirë konsiderohet si "sipërfaqe e pasurisë", e format e trekëndëshit dhe pjesët tjera të bëra nga druri janë sidomos të fortë. Vendosja e bredhit të Vitit të Ri në këtë vend do të tërheqë pasuri dhe prosperitet në shtëpinë tuaj. Po ashtu, vend i përshtatshëm për bredhin janë në përgjithësi të gjitha këndet e shtëpisë tuaj apo pjesa qendrore e shtëpisë, ku do të stabilizohet energjia gjatë kësaj sezone të bujshme. Në rast se bredhin e keni vendosur në veri, zbukurojeni me dekorime të qelqta me ngjyrë të kaltër, të bardhë, të argjendtë dhe të artë. Nëse e vendosni në perëndim apo veriperëndim duhet ta zbukuroni me tone të bardha, argjendta, arta dhe të verdha, e kurrsesi me të kuqe. Në se bredhi gjendet në jugperëndim apo verilindje të pjesës së shtëpisë tuaj, shkojnë dekorime në tone të verdha dhe të kuqe dhe shumë zbukurime në qeramikë, derisa ngjyra e bardhë dhe e argjendtë nuk preferohen. Për të kontribuar në lidhjen familjare, do të ishte mirë që secili pjesëtar I familjes sa sillte nga një dekorim në bredh marrë parasysh se me atë akt vendosin edhe energjinë e tyre. Kudo që e vendosni bredhin, përkujdesuni mos ta ndaloni qarkullimin e energjisë "Chi" nëpër shtëpinë tuaj. Nuk guxon të vendoset ku bllokohet kjo energji, përmes hyrjes së parme, përmes hyrjes së pasme apo afër derës. Nëse e bëni këtë, të jini të sigurt se mobiliet nuk e bllokojnë lëvizjen e mysafirëve e as energjisë "Chi". Ndoshta mendoni se duhet të lironi hapësirë me mobiliet duke i vënë diku tjetër në mënyrë që energjisë t'i lini më shumë hapësirë për qarkullim.

 "Feng Shui" këshillon që bredhin mos ta vendosni në:

- Korridor ose dhomë ku mundet ta bllokojë kalimin

 - Hapësirat ku pengohet qarkullimi i energjisë "Chi"

 - Tepër afër burimeve të nxehtësisë apo oxhakut, ku mundet të shkaktojë zjarr ose të thahet më shpejt.

Zbukurimi i shtëpisë

 Për arritjen e disponimit pozitiv në përgjithësi dekorin shtëpisë tuaj lërjani ngjyrës së errët të gjelbër. Në shtëpi është e pranishme një sasi e madhe e energjisë së zjarrit (qirinj të ndezur, ngjyra e kuqe kudo e pranishme dhe zbukurime tjera) që kontribuojnë grindjeve dhe nervozizmit, e ngjyra e errët e gjelbër është ngjyrë që me sukses i thith këto. Gjethet e bredhit, degët, dekorimet dhe peshqirët e gjelbër shkëlqyeshëm ekuilibrojnë energjinë e hapësirës. Këtyre ditëve shpesh fotografohemi, prandaj duhet pasur në mendje që fotografia me tre njerëz t radhitur në një rresht nuk është e përshtatshme. Në rast se familja përbëhet nga tre anëtarë, duhet të pozojnë në formë të trekëndëshit me këtë rast, më i gjati vendoset lart. Për atmosfere të këndshme ndizni për çdo ditë llambë me aromë me vaj mandarine, portokalli, limoni apo kanelle.

Si dhe:

• Mos i lini anash dritat dhe dekorimet me shkëlqim. Zjarri simbolizon festën e llambat në mënyrë simbolike paraqesin zjarrin.

• Për ta përmirësuar shëndetin, qiriun e Vitit të Ri apo ndonjë lule të gjallë e mbani në mes të hapësirës.

• Në këndin e djathë, përballë dyerve të hyrjes vendosni dy qirinj zbukurues ose me aromë. Në këtë mënyrë do të siguroni festa me plot dashuri dhe mirëkuptim. Ngjyrat më të mira për qirinj janë e verdha, rozë dhe e kuqe.

• Gjallëroni shtëpinë tuaj me ngjyra dhe aroma të këndshme.

• Pas vazos me qirinj vendosni pasqyrë zbukuruese në mënyrë që bukuria të dyfishohet.

• Shtoni jastëkë ose disa objekte tjera të rrumbullakëta që ndihmojnë në qarkullimin e energjisë pozitive.

 • Mysafirët e dashur mos i lini pranë derës. Ai që ulet i pari te dalja gjithmonë i pari shkon.

• Lërini fëmijët të kënaqen, sa më pak ti kritikoni dhe mos ju bërtisni.

(Kosova Sot)

15 orë e 48 minuta më parë
18/01/18
aaaaaaaa