Maskat për rinim, të cilat mund t’i bëni vetë - Femra - Kosova Sot
Maskat për rinim, të cilat mund t’i bëni vetë

Maskat për rinim, të cilat mund t’i bëni vetë

Nëse keni problem me lëkurë të tharë të fytyrës, qafës dhe zonës së dekoltesë, provojeni aplikimin e maskës ushqyese të bërë nga çokollata.

Përveç vitaminave dhe mineraleve, çokollata përmban edhe kafeinë, e cila stimulon funksionimin e sistemit të qarkullimit të gjakut, normalizon rrjedhën e gjakut dhe parandalon paraqitjen e ënjtjeve. Gjalpi i kakaos nga çokollata e lagështon lëkurën, e rinon atë dhe i jep dukje të shkëlqyer. Çokollata është e pasur edhe me gjëra të tjera të dobishme, siç janë teobromina dhe teofilina, të cilat e shtrëngojnë lëkurën. Në industrinë kozmetike përdoret çokollata me përqindje sa më të lartë të kakaos, ose pluhuri i kakaos, pa sheqer dhe shtesa aromatike.

Provojeni njërën nga këto dy maska të ëmbla për fytyrë!

1. Tundeni një të verdhë të vezës. Ia shtoni një lugë të vogël me ajkë, ujë të ngrohtë dhe çokollatë të zezë të shkrirë në avull. Përzierjen e aplikoni në fytyrën e pastruar paraprakisht, dhe i bëni masazh lehtë me lëvizje qarkore. Të njëjtën gjë e bëni edhe në qafë dhe dekolte. Pas 15-20 minutave masën e shpëlani me ujë të ngrohtë.

2. I shkrini në avull 50 gramë të çokollatës së zezë me një lugë të vogël me vaj ulliri. E ftohni përzierjen deri në temperaturë të trupit dhe e aplikoni me lëvizje të lehta qarkore në fytyrë, qafë dhe dekolte. Shtrijuni dhe pushoni për 15 minuta, e më pas maskën e shpëlani me ujë të ngrohtë. Kjo maskë e ushqen, shtrëngon, freskon dhe e rinon lëkurën. 

(Kosova Sot)

18 orë e 0 minuta më parë
25/06/18