Si te kemi kembe "perfekte"? - Femra - Kosova Sot
   Si te kemi kembe "perfekte"?

Si te kemi kembe "perfekte"?

Në rast se mendoni se këmbët tuaja janë shumë të holla, duhet të përqendroheni në ushtrime të fuqishme për zhvillimin e muskujve, ndërsa nëse keni këmbë të forta, atëherë zgjidhni aerobin.

Në rast se mendoni se këmbët tuaja janë shumë të holla, duhet të përqendroheni në ushtrime të fuqishme për zhvillimin e muskujve, ndërsa nëse keni këmbë të forta, atëherë zgjidhni aerobin.
 
Cilido lloj i ushtrimeve do të forcojë muskulaturën e këmbëve tuaja dhe do t’u ndihmojë që ta zvogëloni celulitin, i cili është armik edhe i femrave me këmbë të holla dhe bukur të formësuara, raporton femina.al
 
Për dhënien e formës së këmbës më së mirë do të shërbente ndonjë aktivitet aerobik, si vrapimi, vozitja e biçikletës apo notimi. Para zgjedhjes së aktivitetit fizik të cilin duhet ta përsëritni disa herë në javë, kini kujdes që të argëtoheni me të, sepse përndryshe do të hiqni dorë shpejtë.
 
Nëse problemi i juaj janë të ashtuquajturat ‘këmbë futbollisti’, çdo aktivitet aerobik është i mirëseardhur, por shmangni peshat, krahas aktivitetit aerobik mund të kombinoni edhe ushtrimet ‘pilates’ për prapanicën dhe kofshët, ‘power’ jogën për tendosje dhe formësim të këmbëve.

Mos e teproni me galiçët, ndërsa nëse i bëni kushtoni kujdes që më shumë të veprojë gluteusi (muskuli prapanicës) sesa kuadricepsët (muskujt e kofshëve).
 
Nëse keni këmbë të holla vlen e kundërta. Të gjitha llojet e galiçëve janë të mirëseardhur, ndërsa në YouTube mund të gjeni një numër të madh variacionesh të tyre. Peshat do t’u ndihmojnë që rezultatet të shihen më shpejtë, prandaj galiçët realizoni me ngarkesë.
 
Në këtë rast, në vend të vrapimit ose biçikletës në pista të gjata, zgjidhni trajnimet e shkurtra eksplozive që të nxisin rritjen e muskujve.
 
Përveç ushtrimeve, për këmbë të përsosura nevojitet edhe kujdesi. Depilimi, pilingu, pedikeri – janë të gjitha veprime të cilat nuk duhen injoruar.

(Kosova Sot)

4 orë e 36 minuta më parë
24/05/18