HIQENI CELULITIN PA SHKUAR NË PALESTËR

  • 30 January 2018 - 09:07
HIQENI CELULITIN PA SHKUAR NË PALESTËR

Duke qenë se deri në 70% të grave kanë probleme me celulit, duhet ditur në çfarë mënyre mund ta largojmë atë. Lajmi i mirë është se celuliti mund të largohet edhe pa bërë operacione të shtrenjta.

Heqja e celulitit me masazh

Nëse bëni masazh në pjesët më kritike të trupit, të përfshira nga celuliti, atëherë rezultatet nuk do të mungojnë. Masazhi përmirëson qarkullimin dhe djegien e dhjamit. Duhet bërë lëvizje rrethore në drejtim lart, në mënyrë që të përshpejtohet qarkullimi dhe të zvogëlohet celuliti.

Merrni suplementet e duhura

Detoksikimi mund t'ju ndihmojë në largimin e duqeve të cilët ua bëjnë lëkurën tuaj që të duket sikur lëvore portokalli. Ua preferojmë detoksikimin dhe përdorimin e ginko bilobës, e cila përmirëson qarkullimin, sidomos në kapilarët e gjakut.

Balanconi hormonet

A keni vërejtur se si lëkura si lëvore e portokallit paraqitet më shumë gjatë disa pjesëve të muajit? Kjo është kështu për shkak të ndryshimeve hormonale, ku nëse jeni duke përdorë pilula kontraceptive, atëherë mund të vijë deri te paraqitja e celulitit. Niveli i ulët i estrogjenit çon deri te ngadalësimi i qarkullimit dhe zvogëlon prodhimin e kolagjenit, për çka celuliti bëhet më i dukshëm.

Hani shëndetshëm

Ndryshimet në të ushqyer mund të çojnë deri te zvogëlimi i celulitit. Eliminimi i helmeve, sikur edhe i kafeinës dhe pijeve të gazuara, pengon grumbullimin e helmeve në organizëm. Edhe lëkura juaj do të duket më e bukur. Duhet të hani sa më shumë pemë dhe perime.  

(Kosova Sot)