4 MASKA ME KANELLË PËR FLOKË TË PËRSOSUR - Femra - Kosova Sot
4 MASKA ME KANELLĖ PĖR FLOKĖ TĖ PĖRSOSUR

4 MASKA ME KANELLĖ PĖR FLOKĖ TĖ PĖRSOSUR

Falë vetive të dobishme të kanellës, mund të kemi flokë të përsosur, që janë shumë më e fortë dhe shumë më të shëndetshëm se zakonisht, pa pasur nevojë për produkte të shtrenjta plot me kemikate të dëmshme.

 

Image

 

VAJI I KANELLËS:

 Vaji i kanellës është një nga produktet më të favorshme për të përmirësuar strukturën e flokut. Është produkt natyral që ofron forcë për rrënjët e flokut. Parandalon edhe humbjen e flokut. Përbërësit: 2 lugë vaj kanelle (30 g). Mënyra e aplikimit: Sasinë e vajit të kanellës e në flokë dhe me gishtërinjtë e dy duarve e shpërndani. E aplikon edhe në lëkurën e kokës, duke filluar nga anash duke u shpërndarë për krejt flokun. Përdoreni këtë proces së paku 3 herë për javë dhe shpejtë do t'i vëreni ndryshimet pozitive. 

Image

 

EKSTRAKTET E KANELLËS

Për të pasur flokë të përsosur dhe të ndritshme, flokë që gjithmonë e keni dashur , duke përdorur vetitë natyrale të kanellës është mënyra dhe aleati më i mirë. Kjo erëz posedon veti të shumta shëruese, përfshirë fuqinë e shndritjes së flokut, sidomos për ato me flokun e verdhë. Përbërësit: 3 shkopinj kanelle; 2 gotë me ujë (500 ml). Mënyra e aplikimit: Një natë më herët, përgatisni një infuzion me shkopinjtë e kanellës dhe dy gota ujë të vluar. Ditën vijuese, e aplikoni në flokun tuaj dhe e lini të veprojë për një gjysmë orë. E hiqni me ujë dhe përsërisni dy herë në javë derisa të arrini shndritjen e dëshiruar të flokut tuaj. 

Image

 

UJË KANELLE

Përdorimi i kanellës ka shumë efekte për arritjen e flokut të përsosur. Sido që të jetë, vetitë e sakta varen në mënyrë si e përdorni. Kështu, uji nga kanella ofron shumë dobi duke filluar nga rritja e flokut, sepse stimulon folikulat e flokut dhe ju ofron shumë oksigjen. Përbërësit: 2 shkopinj kanelle; 1 gotë ujë me temperaturë të dhomës (250 ml). Mënyra e aplikimit: Lini kanellën në ujë për rreth 20 minuta derisa ia vëreni ngjyrën. Më pas hiqni shkopinjtë e kanellës. Derdhni ujin në flokun tuaj me lëvizje qarkore si dhe në lëkurën e kokës. Bëni masazh flokut për rreth 5 minuta dhe më pas e shpëlani normalisht. Përsëriteni 3 herë në javë, rezultatet shpejt do t'i dalloni. 

Image

 

MJALTË DHE PLUHUR KANELLE

Forcimi i flokut dhe mbajtja hidratuar është e mundshme duke përdorur maskën nga kanella dhe mjalti. Ky kombinim ofron minerale dhe vitamina. Përbërësit: 1 lugë vaj ulliri (16 g); 2 lugë mjaltë (25 g); 1 lugë pluhur kanelle (10 g). Mënyra e aplikimit: Përzieni vajin e ullirit me mjaltë dhe kanellë derisa te keni një pastë unike. Pasi të keni shpëlarë flokun normalisht aplikoni përzierjen që e keni përgatitur, duke bërë masazh lëkurës së kokës. E lini maskën të veprojë për rreth 15 minuta, në mënyrë që nutrientet të absorbohen nga secila fibër e flokut. E shpëlani me ujë. 

(Kosova Sot)

 

15 orë e 4 minuta më parë
18/02/18