Bëjeni vetë balsamin për buzë - Femra - Kosova Sot
Bëjeni vetë balsamin për buzë

Bëjeni vetë balsamin për buzë

Trajtojini buzët tuaja të çara me balsam të buzëve, të cilin, me shumë pak para e edhe me më pak mund ta krijoni në shtëpinë tuaj. Për më tepër, ky balsam natyral është shumë më i sigurt dhe më i efektshëm sesa balsamet e tjera, që mund të blihen nëpër dyqane.

Përbërësit:

-Dyllë blete

-Vaj kockori

-Vaj kastori

-Mjaltë e pastër

-Vaj esencial (sipas dëshirës)

Pra, përbërësit që ju nevojiten janë: dylli i bletës, vaji i kokosit, vaji i kastorit dhe mjalti. Dylli i bletës është i njohur për vetitë zbutëse, që ka dhe si i tillë ju ndihmon në krijimin e barrierës për mbrojtjen e lëkurës nga thatësia. Ndërsa, kur shkrihet dhe përzihet me përbërësit e tjerë, bën që balsami juaj të jetë më i fortë. Në anën tjetër, vaji i kokosit është i pasur me acide yndyrore, që ju ndihmojnë në furnizimin e buzëve tuaja me lëndë të nevojshme ushqyese, e si rrjedhojë, i mbajnë buzët më të zbutura. Ndërsa, arsyeja e përdorimit të vajit të kastorit është që ai ua shton shkëlqimin buzëve tuaja.

Procedura.

1. Copëtojini 15 gramë dyllë blete dhe hidhini në një enë.

2. Në enë shtoni edhe 2 ose tri lugë gjelle vaj kokosi.

3. Shtoni një lugë çaji vaj kastori.

4. Përzierjen futeni në mikrovalë për t’ia shtuar më pas edhe një lugë gjelle mjaltë të pastër.

5. Shtojani edhe 4 ose 5 pika vaj esencial.

6. Përzini mirë të gjithë përbërësit dhe me nxitim vendoseni përzierjen e fituar në shishen e balsamit tuaj.

Pasi që të jetë krijuar, balsami i buzëve duhet të ruhet në një vend të freskët.

 (Kosova Sot)

2 orë e 7 minuta më parë
18/08/18