Krejt çfarë duhet të dini për lapsat e syve - Femra - Kosova Sot
Krejt çfarë duhet të dini për lapsat e syve

Krejt çfarë duhet të dini për lapsat e syve

Ju zbulojmë pesë fakte rreth lapsit të syve, fakte që artistët e grimit do të donin t'i dinin

1. Me rastin e zgjedhjes së nuancës së lapsit duhet pasur kujdes edhe në nuancën natyrale të tenit. Vajzat me çehre të zbehtë mund të luajnë edhe me ngjyra më të rrezikshme si ajo rozë dhe e verdhë, derisa pronarët krenarë të tenit të ullinjtë gjithsesi duhet shmangur nuancat rozë, sidomos nëse kanë sy të errët, sepse efekti përfundimtar mund të jetë sikur nuk keni fjetur mjaftueshëm, trasmeton gazeta Kosova Sot

2. Pa marrë parasysh sa secila prej femrave pëlqen ta vizatojë linjën e brendshme të kapakut të poshtëm, grimerët sugjerojnë të mos e bëni këtë, sepse në këtë mënyrë drastitkisht e zvogëloni në mënyrë vizuale madhësinë e syve. Në vend të kësaj, me laps të butë vizatoni linjën nën qerpikë më pas linjën e zbutni me shkopin për vesh, e nëse dëshironi ta rrisni syrin, linjën e brendshme e lyeni me lapsin bezhë.

3. Nëse keni problem me atë se cilësia e lapsit fshihet, zbehet, përdorni laps rezistent nda ujit që rri në vend sa të dëshironi ju.

4. Nëse nuk jeni adhuruese e linjave të forta, por më shumë pëlqeni që lapsi të duket sikur të jetë "mjegulluar", blini prodhimin që në njërën anë ka lapsin, e në anën tjetër posedon sfungjerin e butë, me të cilin do ta përzieni linjën, pasi ta tërhiqni nëpër lëkurë.

5. Edhe pse shumica e femrave më shpesh përdor lapsin e zi, lapsi ezmer është shumë më neutral për përdorim, madje edhe atëherë kur nuk keni kohë të mjaftueshme për rregullim, një lëvizje në kapakun e sipërm në këtë nuancë mundet ta ndryshojë në tërësi dukjen. 

(Kosova Sot)

14 orë e 0 minuta më parë
24/06/18