Tretmanë të shpejtë me trangull për sytë e lodhur dhe lëkurë të butë
Majdanoz dhe trangull:
Nevojiten:
1 lugë jogurt,
1 rriskë trangull dhe majdanoz.
Bluani trangullin dhe majdanozin dhe ia shtoni jogurtin. I përzieni mirë dhe e aplikoni në fytyrë. Maska përtërin fytyrën dhe zbut lëkurën. Për rezultate më të mira e lini të veprojë 15 deri 20 minuta.
Xhel nga trangujt për sy
Nevojiten:
1/2 e trangullit,
1 lugë xhel aloe vera. Përzieni trangullin në blender. E derdhni në enë të pastër. Masën e përzieni me xhelin nga aloe vera. E vendosni në fytyrë, kujdes sytë.
Trangulli si zbutës për lëkurën përreth syve
Nevojitet:
Dy rriska trangull të copëtuar dhe pëlhurë e lagur me ujë të vakët.
Trangullin e vendosni në sy dhe e mbuloni me pëlhurën e lagur. Kjo hekuros rrudhat, është ideal për t’u relaksuar pak para gjumit.
(Kosova Sot)