Kërpudha, ilaçi natyral që jua shpëton lëkurën - Femra - Kosova Sot
Kërpudha, ilaçi natyral që jua shpëton lëkurën

Kërpudha, ilaçi natyral që jua shpëton lëkurën

Kërpudhat janë ushqim shumë i shijshëm, mirëpo, së fundmi, ato kanë filluar të gjejnë përdorim të madh edhe jashtë kuzhinës, për shkak të vetive çudibërëse, që kanë në trajtimin e lëkurës.

1. Kërpudhat veprojnë si zbutës

Kërpudhat përmbajnë një sasi relativisht të madhe të ujit, që i bie se ato mund ta zbusin lëkurën tuaj. Natyrisht, kërpudhat nuk janë të vetmet që ndihmojnë në hidratimin e lëkurës, megjithatë janë të përshtatshme nëse jeni duke kërkuar të provoni diçka të re, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. Kërpudhat luftojnë rrudhat

Nëse keni qenë duke kërkuar një alternativë natyrale për luftimin e rrudhave, atëherë shpëtimin mund ta gjeni tek kërpudhat! Kërpudhat përmbajnë një sasi të madhe të vitaminës B dhe lëndëve të tjera ushqyese, që promovojnë lëkurën e shëndoshë, andaj edhe cilësohen si mjet i rëndësishëm për parandalimin e plakjes dhe eliminimit të rrudhave.

3. Kërpudhat përmbajnë antioksidues

Kërpudhat janë shumë të pasura edhe me antioksidues, që janë lëndë ushqyese që luftojnë radikalët e lirë, si dhe luftojnë ndryshimet qelizore, që mund të çojnë në kancerin e lëkurës. Kur i aplikoni kërpudhat drejtpërsëdrejti në lëkurë, ju e trajtoni lëkurën më shpejt me antioksidues. Mirëpo, edhe konsumimi i kërpudhave është njëra prej mundësive.

4. Luftimi i pezmatimeve

Përveç të tjerash, kërpudhat kanë edhe veti kundër pezmatimit, që i bën ato shumë të dobishme për trajtimin e shumë problemeve të lëkurës. Një sërë studimesh tregojnë, që kërpudhat mund të ndihmojnë në eliminimin e skuqjeve dhe pezmatimeve të lëkurës si dhe në zvogëlimin e akneve.

5. Kthejani shkëlqimin lëkurës

Kërpudhat janë shumë të rëndësishme edhe për rikthimin e shkëlqimit të lëkurës. Kur i aplikoni kërpudhat drejtpërsëdrejti në lëkurë, lëkura thith vetitë e rëndësishme të kërpudhave më shpejt, sidomos kur flitet për lëkurën e fytyrës. 

(Kosova Sot)

4 orë e 2 minuta më parë
25/09/18