Psikotest: A dini të komunikoni? - Femra - Kosova Sot
Psikotest: A dini të komunikoni?

Psikotest: A dini të komunikoni?

Nëse doni që të tjerët t'i dëgjojnë problemet tuaja dhe t'ju respektojnë, mësoni të komunikoni: është mënyra më e mirë që të mos lini askënd t'ju vërë këmbët në kokë.

1. Jeni njeri i shoqërueshëm dhe ekstrovert.

a. Po b. Jo edhe aq c. Jo

2. Besoni se të tjerët ju vlerësojnë për atë që jeni.

a. Po b. Jo edhe aq c. Jo

3. Nuk i shprehni idetë tuaja para njerëzve që nuk i ndajnë idetë e tyre me ju.

a. Po b. Jo edhe aq c. Jo

4. Ju pëlqen të flisni dhe të propozoni ide të reja në ambientin e punës.

a. Po b. Jo edhe aq c.Jo

5. Inatoseni kur ndonjë mikeshë e juaja nuk ju jep të drejtë.

a. Po b. Jo edhe aq c. Jo

6.Keni frikë se partneri mund të inatoset në rast se nuk i mbështesni idetë që ka.

a. Po b. Jo edhe aq c. Jo

7. Kur inatoseni ju me të, i shkarkoni çdo lloj sharjeje të mundshme.

a. Po b. Jo edhe aq c. Jo

8. Dini të prisni momentin e duhur për të diskutuar mbi ndonjë problem.

a. Po b. Jo edhe aq c. Jo

9. Prisni kaq shumë sa çdo problem përfundon gjithmonë në harresë.

a. Po b. Jo edhe aq c. Jo

10. Ndjeni turp ose trishtim pasi keni debatuar me dikë.

a. Po b. Jo edhe aq c.

Jo 11. Kaloni ditë të tëra duke imagjinuar sesi të flisni për ndonjë çështje që nuk e keni debatuar më parë.

a. Po b. Jo edhe aq c. Jo

12. Ndiheni mirë kur jeni spontane dhe thoni atë që mendoni.

a. Po b. Jo edhe aq c. Jo

13. Ndërkohë që tjetri flet, dëgjoni dhe mendoni për përgjigjen që do jepni.

a. Po b. Jo edhe aq c. Jo

14. Flisni me gjeste dhe keni një ton zëri jashtëzakonisht të lartë.

a. Po b. Jo edhe aq c. Jo

15. Flisni gjithmonë me ëmbëlsi dhe buzëqeshje.

a. Po b. Jo edhe aq c. Jo

MË SHUMË A

Jeni oratorë të vërtetë Dini të përballeni me problemet pa i shndërruar ato në betejë personale, e cila është një nga arsyet kryesore të shkatërrimit të çfarëdolloj marrë-dhënieje. Sekreti qëndron në të qenit të sigurt në vetvete, duke mbrojtur idetë dhe pa treguar mungesë respekti për të tjerët. Me këtë sjellje, është e lehtë që njerëzit t'ju vlerësojnë, edhe kur nuk jeni dakord mbi çështje të caktuara.

MË SHUMË B

Hidhni frikën pas krahëve Komunikoni mirë, por në disa raste përfshiheni totalisht nga frikërat tuaja. Kur ndodh kjo gjë, jeni të pasigurt, zgjidhni momentin më pak të përshtatshëm për të diskutuar ose keni frikë se mos humbisni vlerësimin që kanë të tjerët për ju, në rast se do t'i kundërshtoni ata. Për këto arsye ndiheni të shqetë- suar pasi keni diskutuar. Qetësohuni dhe çdo gjë do të zgjidhet.

MË SHUMË C

Nuk keni mësuar të komunikoni siç duhet Me sforco të vogla do t'ia dilni të bëni hapa gjigandësh. Mësoni të prisni momentin e duhur, të diskutoni pa u nxehur e të dëgjoni. Mbi të gjitha duhet të çliroheni nga frika që të shfaqeni ashtu siç jeni, spontanë dhe të sinqertë.

(Kosova Sot)

21 orë e 25 minuta më parë
22/06/18