Fshehtësi bukurie që ndihmojnë shumë

  • 23 March 2018 - 09:47
Fshehtësi bukurie që ndihmojnë shumë

Për dukje të bukur nuk ju nevojiten shumë të holla. Mjafton të dini cilat prodhime të caktuara, që i keni në shtëpi, mund t'ju shërbejnë në mënyrë të papritur. 

Uthull molle dhe ujë të ftohtë për flokë me shkëlqim

Përdorimi i shpeshtë i preparateve për stilizim të flokut sjell grumbullimin e preparateve tjera, që nuk pastrohen si duhet gjatë larjes. Prandaj, uthulla e mollës është mënyrë të lehtë që në thellësi ta pastroni flokun. Kur ndjeni se floku ju është rënduar dhe nuk ka shkëlqim, thjeshtë hidhni uthull molle pas pastrimit dhe e shpëlani me ujë të ftohtë.

Limon për thonj të fortë

Intervenimet dhe llaku e xheli i ndryshëm për thonj, i lë ata në gjendje të keqe, e nga aplikimi i rregullt i llakut mundet t'i lë me nuancë të verdhë. Për të forcuar dhe bardhur thonjtë, thjesht e preni një limon në dy pjesë dhe futni thonjtë në të. Lini të veprojë për 10 minuta, më pas shpëlani dhe vendosni krem.

Buzëkuq dhe korrektor për qeska nën sy

Nëse keni qeska të errëta nën sy, atëherë e dini se korrektorët klasikë nuk i mbulojnë në tërësi. Korrektorët e mirë vështirë të gjinden me çmim të volitshëm, prandaj mund ta përgatisni një vetë. Përzieni buzëkuqin dhe korrektorin dhe e aplikoni në qeska, por jo edhe në pjesën tjetër të fytyrës.

Vazelinë dhe parfum për aromë që zgjat

Keni parfum që ju pëlqen shumë, por shpejt zhduket nga lëkura? Zgjidhja është në vazelinë. Para aplikimit të parfumit, thjesht vini pak vazelinë në atë vend. Aroma zgjat shumë më gjatë. 

(Kosova Sot)