Edhe çamçakëzi ndikon në ruajtjen e bukurisë, disa këshilla që do ju ndihmojnë të reflektoni

  • 13 April 2018 - 16:32
Edhe çamçakëzi ndikon në ruajtjen e bukurisë, disa këshilla që do ju ndihmojnë të reflektoni

Që një femër të ndjehet e bukur, kjo varet se sa kujdeset ajo për veten. Këtu bëjnë pjesë dieta e duhur, ushtrimet, mënyra si bën grimin, dhe kujdesi që ushtron ajo për lëkurën. Në këtë material ju sjellim disa teknika efikase për ruajtjen e bukurisë:

1.Hani më shumë kos. Ai ju gjallëron lëkurën dhe ngadalëson procesin e plakjes. Kosin mund ta përdorni për lëkurën në rastet e djegieve nga dielli.
2.Flini me shpinë dhe jo përmbys, përveç të tjerave kjo ju ndihmon për të parandaluar rrudhat. Nëse keni mundësi përdorni këllëfë jastëku prej mëndafshi.
3.Përtypja e çamçakëzit kundër rrudhave. Rrudhat janë armiku më i madh i femrave. Një mënyrë tepër të thjeshtë dhe efikase për reduktimin dhe parandalimin e rrudhave është: Përtypja e çamçakëzit për 15-20 minuta në ditë dhe reduktoni rrudhat në fytyrë. Çamçakëzi ushtron muskujt dhe stimulon qarkullimin e gjakut në fytyrë, duke rritur funksionin metabolik të qelizave të fytyrës.
4.Ushqime me ngjyra. Perimet dhe frutat organike janë ushqimet që ju japin vitaminat që ju duhen për flokët dhe lëkurën, por edhe për organizmin në tërësi. Ushqime të tjera që ju mbajnë të freskët dhe të shëndetshëm janë ushqimet me bazë integrale me një dozë të lartë seleni, minerali që i jep elasticitetin lëkurës.