Buzëkuqtë më të mirë sipas tenit, formës së buzëve, ngjyrës së flokëve dhe syve

  • 26 April 2018 - 08:53
Buzëkuqtë më të mirë sipas tenit, formës së buzëve, ngjyrës së flokëve dhe syve

Kur është fjala për grimin, prodhimi i parë i grimit që na vjen nëpër mend është buzëkuqi. Forma e buzëve, ngjyra e flokëve, e para së gjithash teni -janë faktorë që duhet marrë parasysh

PËRCAKTOJENI TENIN TUAJ

Ndoshta, edhe faktori më i rëndësishëm që duhet marrë parasysh është kur duhet vendosur që fytyrës më mirë i shkojnë nuancat e kuqe, rozë, apo ato neutrale të buzëkuqit. Nëse keni ten të ndritshëm dhe të zbehtë - shumica e quajnë ten porcelani, atëherë nuancat që duhet zgjedhur janë - rozë e butë, korale, ngjyrë pjeshkë, neutrale, por edhe e kuqe e pluhurosur. 

Teni i errët mesatar, që kryesisht ka nëntone bezhë dhe të verdhë kërkon buzëkuq në ngjyrat: rozë, dredhëz, e kuqe qershi, ngjyra e lëkurës. Zonjat me ten të errët të theksuar duhet të zgjedhin femrat me nuanca të zjarrta, si ato të kuqe, korale, e kuqe e ndritshme, por edhe buzëkuqi me ngjyrë të kuqe mishi, nëse dëshironi grim të patheksuar.

FORMA E BUZËVE

Buzë e sipërme më e fryrë: Në buzën e poshtme gjithmonë vini buzëkuq diçka më të ndritshëm, në të sipërmen më të errët, në mënyrë që të poshtmen ta bëni më të plotë apo mesin e buzës së poshtme ta hijëzoni me hije të ndritshme. Buzë e poshtme më e fryrë: Zgjidhni ngjyrën e buzëkuqit që i përgjigjet tenit tuaj, e në mes të buzës së sipërme shtoni pak hije të bardhë ose 'highlighliter'. Buzë asimetrike: Zgjidhni ngjyrën sipas tenit, e për korrigjimin e formës përdorni laps me nuanca të njëjta.

NGJYRA E FLOKËVE

Flokë të errët dhe ten i ndritshëm: Rozë e ndritshme, e kuqe qershi, ngjyrë vjollcë, ngjyrë kumbulle. Flokë të verdhë dhe ten i ndritshëm: Ngjyrë e kuqe e pluhurosur, rozë e kuqërremtë, rozë e ndritshme. Flokë të errët dhe ten i errët: Bezhë e artë, ngjyrë e kuqe e zjarrtë dhe nuanca të bronzta të buzëkuqit. Flokë të verdhë dhe ten i errët: Nuanca të kafenjta të buzëkuqit, tone të ngrohta rozë, ngjyrë salmoni. Flokë ngjyrë kafeje dhe ten i mesëm i errët: Bezhë, rozë salmon, korale, rozë e pluhurosur. Flokë të kuq dhe ten i ndritshëm: Pink salmoni, korale, ngjyrë e tullës.

NGJYRA E SYVE

Sy të kafenjtë: E kuqe e ndritshme, nuanca bezhë, e ndritshme dhe nuanca të buta rozë. Sy të kaltër: Nuanca të ndritshme qershi dhe nuanca vjollcë të kuqe. Sy të gjelbër: Ngjyrë tulle dhe rozë. Sy të hirtë: "Nude" dhe nuanca vjollcë.

DHËMBË TË BARDHË APO TË VERDHË

Dhëmbë të bardhë: Urime! Juve secila nuancë e buzëkuqit ju shkon, kështu që zgjidhni sipas tenit. Dhëmbë të verdhë: Rozë, e portokalltë e butë, "nude". Shmangni buzëkuqit me ngjyrë të zjarrtë. 

(Kosova Sot)