Bel për krenari: Dy ushtrime që me shpejtësi e rrafshojnë barkun
Të gjitha femrat e dinë se ka pengesa deri në arritjen e linjës vitale. Dëshira e tyre është të kanë trup vital, muskuj të shtrënguar dhe bark të rrafshët e bel sa më të hollë. Para se të filloni me ushtrimet, duhet ta dini se si funksionojnë muskujt e barkut dhe si trupi juaj shkrin kilogramët shtesë. Nëse qëllimi juaj është ta holloni belin dhe të keni bark të bukur e të rrafshët, puna e parë që duhet të bëni është që të eliminoni shtresat dhjamore që fshihen në muskujt tuaj të barkut. Mënyra më efikase për të holluar belin është kombinimi i ushtrimeve me peshë (me fokus pjesën e mesme të trupit), ushtrime kardiovaskulare (ushtrime të shkurta, intensive) dhe stabilizimi i sheqerit në gjak, trasmeton gazeta Kosova Sot
1. USHTRIMI PËR IJËT
Në pozitën duke qëndruar ngadalë hapni këmbët, kështu që shputat t'i keni në gjatësinë e kraharorit. Drejtoni shpinën. Njërën dorë e ngrini sipër kokës, e tjetrën e mbështesni në ijë. Ngadalë lakoni trupin, drejt ijës së kundërt.
2. SHTRIRJA E TRUPIT
Qëndroni në të njëjtin pozicion. Tash të dy duart i ngrini sipër kokës, me njërën dorë kapni nyjën e dorës tjetër dhe ngadalë e tërhiqni nga anash nga ija e kundërt. Ky ushtrim shtrëngon muskujt e barkut dhe shkrin dhjamin tepricë në bel.
(Kosova Sot)