Stilet e flokëve që duhet shmangur dhe ato që janë në trend

  • 10 October 2018 - 13:24
Stilet e flokëve që duhet shmangur dhe ato që janë në trend

Që moti është e ditur se një nga atributet kryesore të femrës është stili i saj i flokut. Natyrisht, gjithmonë në rend është kujdesi ndaj flokut, e qimet e flokut të shëndetshme pa maja të pëlcitura, por edhe mënyra e rregullimit dhe stili kontribuojnë në dukjen e femrës. Megjithëse stili varet nga fizionomia e femrës, nuk duhet anashkaluar edhe atë që është në skenën dhe trendin e bukurisë
 

Image

GËRSHETAT KLASIKE Pajtohemi se gërshetat nuk janë të rezervuara vetëm për vajzat dhe adoleshentet, por ekziston dallimi midis gërshetave klasike dhe atyre të sofistikuara. Përderisa këto të para vendin e vet mund ta gjejnë nën diell, të themi në stilin veror 'boho', në disa raste formale apo kur dëshironi stil elegant nuk janë opsion. Në këtë rast kombinim më i mirë është zgjedhja e kombinimit të gërshetave me mbledhjen e flokut, që thekson elegancën femërore.
 

Image

BISHTKALI Ok, e pranojmë - në variantin ditor, kur pengon floku, apo kur nuk është më i pastri, e dëshironi ta maskoni. Për shumicën e femrave bishtkali është opsioni më i lehtë. Por, kur flasim për stil që nënkupton diçka më shumë, atëherë floku në bisht, me gomën që dallon, nuk është zgjedhja më e mirë. Me pak mund bishti mund të jetë me stil. E pasi bishtkali mund të jetë stil elegant, lehtë mund ta rregulloni. 
 

Image

GRUMBULLIMI I FLOKUT Grumbullimi i flokut mund të jetë zgjidhje "ad hoc" kur nuk e dini se çfarë do të bëni me flokun për ta hequr nga fytyra, e po ashtu janë mënyrë e shpeshtë edhe rregullimi i flokut "a la red carpet". Por, siç thonë trendët e bukurisë, grumbullimi si ky nënkupton volumin e shtuar dhe nuk është në përputhshmëri me aktualitetet.  

 

Image

KARFICAT RETRO Karficat e mëdha prej plastike kurrsesi nuk janë opsion. Duken pa lidhje dhe nuk shkojnë me bukurinë femërore, e pos në shtëpi, shmangni sa të mundeni në variantin e stilizimit të flokut. Në vend të tyre, në dispozicion keni gomat e tejdukshme, që po bëhen gjithnjë e më popullore. 
 

Image

FLOKU KAÇURREL PLUS BALLUKET E RRAFSHËTA Edhe pse ky stil i flokut duket mjaft simpatik, trendët e bukurisë thonë se është "passé". Kur floku kaçurrel është në pyetje, atëherë me të duhet kombinuar edhe balluket në të njëjtën masë. Apo të kombinoni balluket me valë të buta në flokë - stil i hatashëm për raste ditore dhe solemne, sidomos nëse pëlqeni që flokun ta lini të lirë. 

 

Image

LLAKU I TEPËRT NË FLOKË Dhe, në fund, diçka më shumë rreth mënyrës në të cilin stilizoni flokun. Kurrsesi, kurrsesi, në flokë mos hidhni shumë llak për flokë apo xhel. Kështu arrini efekt të kundërt, sepse floku e humbet volumin natyral. 
 

(Kosova Sot)