Si t'i largojmë vragat nga aknet, me preparate natyrore

  • 15 October 2018 - 12:54
Si t'i largojmë vragat nga aknet, me preparate natyrore

Aloe e përtërin lëkurën tuaj, limoni ndikon si zbardhues natyror, derisa shafrani i Indisë ka veprim antiinflamator . Ka shumë shkaqe për paraqitjen e vragave të akneve, sikur që është prania e sasisë së madhe të yndyrës, që pengon 'frymëmarrjen' e lëkurës, pastaj akumulimi i baktereve, si dhe kruarja dhe shpërthimi i akneve në mënyrë joprofesionale. Ja disa preparate natyrore që ju ndihmojnë në eliminimin e vragave të krijuara nga aknet

1. ALOE-VERA

Aloe-vera është një përtëritës natyror i lëkurës, i cili është tepër efikas, edhe për largimin e vragave, falë përbërjes së saj të pasur me antiinflamatorë dhe me veti antibakteriale. Aloen mund ta përdorni në dy mënyra: Merreni një lugë gjelle aloe-vera (15 ml) dhe, me të, bëni masazh rrethor fytyrës tuaj të pastër. Lëreni që të veprojë për 30 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë. Përsëriteni këtë masazh tri herë në javë. Nëse aknet janë problemi kryesor, atëherë provojeni recetën në vijim. Përpos që i largon vragat, ajo ndihmon edhe në parandalimin e puçrrave. Përbërësit 1 lugë gjelle aloe-vera (15 ml) 5 pika të vajit esencial të drurit të çajit. Përgatitja Përzieni të dy përbërësit dhe aplikoni në zonat e prekura. Largoni pas 15 minutash. Këtë maskë vendoseni çdo ditë, në mbrëmje, para se të bini në gjumë. 

2. LIMONI

Limoni vepron si agjent natyror zbardhues. Për këtë shkak, ai paraqet një opsion të përkryer për të eliminuar vragat që mbesin nga aknet, por edhe shenjat e tjera në lëkurë. Në anën tjetër, vitamina C, e pranishme në limon, ka rëndësi të madhe për prodhimin e kolagjenit. Provoni metodat vijuese për ta luftuar këtë problem: Për lëkurë normale: Merreni lëngun e një limoni dhe aplikojeni atë direkt në vragat tuaja, me anë të pambukut. Lëreni që të veprojë për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni. Aplikojeni dy herë në ditë, për një efekt sa më të shpejtë. Për lëkurë me yndyrë: Mjalti mbron lëkurën tuaj nga tharja, derisa kontrollon edhe yndyrën e saj. Merreni lëngun e një limoni dhe përziejeni atë me 1 lugë gjelle mjaltë (5 ml). Aplikojeni në vraga dhe lëreni që të veprojë për 15 minuta. Shpëlajeni dhe përdoreni çdo ditë. Për lëkurë të thatë: Përziejeni një lugë gjelle lëng limoni me përmbajtjen e një kapsule të vitaminës E. Aplikojeni në lëkurë të pastër dhe lëreni që të veprojë përgjatë natës. Në mëngjes lajeni fytyrën dhe përsëriteni këtë çdo ditë. 

UTHULLA E MOLLËS

Uthulla e mollës është shumë e popullarizuar, si në ushqim, po ashtu edhe për përdorime tjera. Në aspektin estetik, kjo uthull është tonik qartësues për vragat e akneve. Kjo për shkak të vetive të forta regjëse. Provoni recetat vijuese dhe përzgjidheni atë të preferuarën: Përziejeni 1 lugë gjelle uthull molle (15 ml) dhe 1 lugë gjelle me ujë (15 ml). Aplikojeni këtë përzierje me një copë pambuku në zonën e prekur. Lëreni që të veprojë gjatë natës dhe, në mëngjes, shpëlajeni fytyrën. Përzieni 2 lugë uthull molle (30 ml) me gjysmë kupe uji dhe me dy lugë gjelle mjaltë (30 ml). Aplikojeni me pambuk dhe hiqeni atë pas 15 minutash. Përsëriteni çdo ditë. 

4. SHAFRANI I INDISË

Kjo erëz ka shekuj që përdoret në Indi, për shkak të vetive të saj antimiktobiale, antioksiduese dhe regjëse. Përbërësi kryesor është kurkuma, e cila edhe ia jep ngjyrën shafranit. Meqë është një agjent i mrekullueshëm antiinflamator, ne rekomandojmë shafranin nëse aknet tuaja rezultojnë me puçrra të mëdha, të kuqe. Provoni recetat në vazhdim: Përzieni 1 lugë gjelle shafran pluhur (15 g) me lëng limoni. Aplikojeni masën në zonat me vraga të akneve dhe lëreni që të veprojë për 15 minuta. Shpëlajeni dhe përsëriteni dy herë në ditë. Përzieni 1 lugë shafran pluhur (15 g), 1 lugë jogurt natyror (15 ml) dhe 1 lugë gjelle vaj ekstra të virgjër të kokosit (15 ml). Aplikojeni këtë masë në vragat tuaja. Lëreni derisa të thahet dhe, më pas, shpëlajeni me ujë të ftohtë. Aplikojeni 3 herë në ditë, për një javë.

(Kosova Sot)