7 stilet vjeshtore, që domosdo duhet t’i dini

  • 03 October 2015 - 18:47
7 stilet vjeshtore, që domosdo duhet t’i dini

Vjeshta është shumë e bukur për modën. Mund të vishni pothuajse gjithçka, pasi që moti jua ofron këtë. Në vijim ju paraqesim disa këshilla, si të visheni bukur për vjeshtë

 

Këmishët me katrorë e fustanet e gjeraImage

Ky lloj i veshjes është një inspirim nga veshja e lashtë skoceze. Pa marrë parasysh se për çfarë dukje do të përcaktoheni, ka shumë mënyra që të visheni bukur. Këmishën mund ta vishni edhe nën jelek e mund ta zbërtheni. Kështu që shumë opsione janë këtu.

Jelekë të thjeshtëImage

Nëse dëshironi që dukjes suaj vjeshtore t’i shtoni pak thellësi, një jelek përfundimisht është mënyra e duhur. Jelekët po bëhen gjithnjë e më popullorë dhe dukja i shkon fort për shtati vjeshtës.

Triko sipas dëshirësImage

 

Trikot përfundimisht janë një aksesor, për të cilin keni nevojë, kështu që duhet të jenë në dollapin tuaj. Pa marrë parasysh se për cilin lloj të trikove vendosni, gjithmonë do të jeni “in” për të arritur dukjen esenciale të vjeshtës.

Fustani i shkurtër me shkëlqimImage

Kur themi se fustanet e shkurtra dhe me shkëlqim janë esenciale për vjeshtë, nuk e kemi mendjen tek ato të ftohta dhe të mërzitshme. Në vend të kësaj, e kemi fjalën për ato fustane të shkurtra pa kreshtë. Fustanet e shkurtra mund t’i vishni edhe për ndonjë aheng, nuk do të pendoheni.

Fustani i mesëm dramatikImage

Përderisa fustanet e shkurtra janë në modë këtë vjeshtë, kjo nuk do të thotë se ata të mesëm kanë dalë jashtë sistemit. Nëse për asgjë më shumë, janë në modë po aq sa edhe ata të shkurtër, kështu që përcaktohuni për një fustan të gjerë, nëse vendosni për diçka dramatike.

Xhaketë motoristëshImage

 

A thua a kompletohet një vjeshtë pa xhaketë motoristësh? Edhe pse nëse mendoni se nuk do ta përdorni në gardërobën tuaj, do të habiteni se sa “in” do të jetë. Pa marrë parasysh se çfarë stili ka, një xhaketë motoristësh është aset i domosdoshëm.

Xhinset e gjera mbi çizmeImage

Të shtatëdhjetat janë kthyer edhe një herë, madje me të madhe këtë vjeshtë. Filloni duke i vendosur xhinset tuaja të gjera sipër çizmeve. Është mahnitëse se çfarë transformimi mund të shkaktojnë një palë xhinse të gjera më dukjen vjeshtore.