Ushtrimet e bazuara në teknikat e lashta, që zbutin lëkurën

  • 25 November 2015 - 12:22
Ushtrimet e bazuara në teknikat e lashta, që zbutin lëkurën

Ushtrimet energjike bëjnë çudinë për trupin tuaj, prandaj pse nuk mendojmë rreth ushtrimit të fytyrës sonë? Shkrimtarja Inge Theron ka kaluar shumë vite duke udhëtuar në mbarë botën, duke hulumtuar bukurinë globale dhe sekretet e saj për kolumnen e saj “Spa Junkie”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Duke folur për “MailOnline” rreth këtij koncepti, i cili porsa është lansuar në Selfridges” si pjesë e “Beauty Project” dhe që ishte një trend kyç për vitin 2014, Inge ka shpjeguar se ajo ka vuajtur nga disa trajtime kundër depresionit dhe kishte dëshiruar të kthehej prapa për një masazh të fytyrës.

Ajo thotë: 'Ushtrimet për fytyrën janë të bazuara në principin se ne nuk mendojmë dy herë për ndryshimin e muskujve tanë, kështu që pse të mendojmë ndryshe për fytyrën”? “Muskujt e fytyrës janë krucial për mënyrën se si dukemi ne dhe me një stimulim të rregullt ata mund të shtrëngohen dhe lëkura të shtrëngohet, të mundësohet një qarkullim më i mirë i gjakut, përderisa prodhimi i kolagjenit fytyrës i dhuron një dukje më të re dhe më të freskët”. 

(Kosova Sot)