Këshilla për qerpikë të trashë dhe të bukur

  • 25 November 2015 - 15:27
Këshilla për qerpikë të trashë dhe të bukur

Nëse ëndërroni të keni qerpikë voluminozë e të gjatë, mirëpo nuk jeni gjenetikisht të bekuara në këtë drejtim, ndiqni këshillat e mëposhtme

1. Dredhojeni brushën e maskarës

Pasi që ta nxirrni brushën nga tubi i maskarës, kthejeni atë me kujdes, për të qenë në gjendje që ta përdorni. Kjo formë e brushës ua mundëson që t’i krijoni vetes qasje më të lehtë në qimet që janë më vështirë të arrihen, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

2. Largojeni sasinë e tepërt të maskarës  

Kur e hapni maskarën e re, në përdorimet e para mund të keni probleme të ndryshme, sa i përket transferimit të sasisë së madhe, të padëshiruar, të maskarës në qerpikët tuaj. Andaj, para se të filloni me përdorimin, kalojeni brushën nëpër një leckë, për ta hequr sasinë e tepërt të maskarës. 
 

Image

3. Aplikoni më shumë maskarë në afërsi të rrënjës së qerpikëve

Nëse aplikoni sasi të njëjtë të maskarës në gjithë pjesën e qerpikëve tuaj, atëherë gjasat janë të mëdha që qerpikët e dredhuar të drejtohen brenda pak minutash. Më e mira që mund të bëni në një rast të tillë është të aplikoni më shumë maskarë në pjesën e poshtme të qerpikëve, pra në afërsi të rrënjëve, duke e tundur brushën para-prapa.
 

Image

4. Maskara e qëndrueshme ndaj ujit

Maskara që është e qëndrueshme ndaj ujit është një zgjidhje e përkryer për femra të që dëshirojnë që maskara e tyre të zgjasë më shumë dhe qerpikët të mbesin të dredhuar për më gjatë, mirëpo, meqë maskara e tillë është shumë e vështirë për t’u larguar nga qerpikët, aplikoni disa shtresa maskarë të rregullt, para se ta aplikoni një shtresë maskarë, që është e qëndrueshme ndaj ujit.
 

Image

5. Aplikimi i maskarës edhe në pjesën e pasme të qerpikëve

Nëse keni qerpikë të hollë ose me ngjyrë të çeltë, atëherë është e domosdoshme t’i trajtoni të dy anët e qerpikëve. Në këtë mënyrë qerpikët mbushen plotësisht, duke u dukur më të trashë dhe me ngjyrë më të mbylltë.
 

Image

6. Mbajtja horizontale dhe vertikale e brushës

Mënyra se si e mbani brushën gjatë aplikimit të maskarës mund ta bëjë dallimin. Nëse e mbani brushën në mënyrë horizontale dhe e lëvizni para-prapa ju ua shtoni volumin qerpikëve tuaj, ndërsa mbajtja e brushës në mënyrë vertikale dhe lëvizja e saj përgjatë gjithë gjatësisë së qerpikëve tuaj, ju ofron qerpikë më të gjatë, që duken krejtësisht natyralë.

Image

7. Zhyteni maskarën në ujë të nxehtë

Nëse nuk janë bërë ende tre muaj që prej hapjes së maskarës suaj të re, mirëpo nuk arrini ta nxirrni gjithë produktin, zhyteni shishen e maskarës në një enë të nxehtë, pasi që kjo teknikë iu ndihmon ta hiqni maskarën nga muret e shishes, duke ua mundësuar përdorimin e plotë të produktit tuaj.
 

Image

8. Përdorni lugë

Vendoseni një lugë në pjesën e lëkurës nën sy me pjesën e lakuar të kthyer jashtë dhe më pas aplikojeni maskarën, siç bëni zakonisht në qerpikët tuaj të poshtëm. Kësisoj, maskara do të mbetet në pjesën e pasme të lugës, e jo në lëkurën tuaj.

Image

9. Pudra e foshnjave

Pudra e tejdukshme ose pudra e foshnjave ngjiten në qerpikët tuaj në mes të secilës shtresë të maskarës që e aplikoni, duke bërë që qerpikët tuaj të duken më voluminozë.
 

Image

10. Shkathtësia e maskarës

Fillimisht, trajtojeni brushën me një leckë, për ta hequr sasinë më të madhe të maskarës dhe më pas, me të njëjtën brushë, trajtojini vetullat tuaja, duke e lëvizur dorën nga poshtë-lart dhe nga pjesa e brendshme drejt pjesës së jashtme të vetullave, për të bërë që vetullat tuaja të duken më të trasha, me më shumë volum dhe me ngjyrë më të errët.
 

Image

11. Nxeheni dredhuesin e qerpikëve

Nxeheni dredhuesin e qerpikëve tuaj me tharëse flokësh derisa dredhuesi të nxehet, mirëpo jo aq shumë sa për t’ua djegur lëkurën dhe më pas me dredhuesin e nxehur dredhoni qerpikët tuaj. Kjo teknikë ua mundëson një dredhim më të lehtë të qerpikëve dhe arritjen e një forme më të mirë.

Image

12. Vendosja e qerpikëve artificialë

Pasi që t’i keni zgjedhur një palë qerpikë artificialë, vendosini bërrylat në tavolinë dhe shtrihuni përpara, duke shikuar në pasqyrën e vendosur në tavolinë. Kjo pozitë iu ofron qëndrueshmëri më të madhe të duarve dhe një pamje më të mirë të asaj që jeni duke e bërë.
 

Image

13. Qerpikët artificialë dhe ‘eyeliner’-i i lëngët

Mundohuni që t’i vendosni qerpikët artificialë sa më afër linjës së qerpikëve, mirëpo nëse lini hapësirë në mes të qerpikëve artificialë dhe qerpikëve tuaj, mundohuni ta mbushni këtë hapësirë duke përdorur ‘eyeliner’ të lëngët.

Image

(Kosova Sot)