Thoni lamtumirë flokëve të tharë: Këto fshehtësi kthejnë shkëlqimin dukjes tuaj

  • 26 November 2015 - 16:05
Thoni lamtumirë flokëve të tharë: Këto fshehtësi kthejnë shkëlqimin dukjes tuaj

Pëlcitja e majave të flokut është e mundur të zbuten, por duhet të mundoheni dhe me kujdes t’i zgjidhni preparatet për kujdesin ndaj flokëve. Asgjë nuk ndodh brenda natës, e as nëse për disa herë përdorimi i preparatit nuk do ta kthejë gjendjen në normale të flokëve tuaj. Ja disa këshilla se si me ndihmën e preparateve natyrale ta luftoni këtë problem

- Jogurt dhe vaj ulliri: Përziejeni ¼ e gotës së jogurtit me yndyrë me një lugë vaj ulliri. Masën e fituar e vendosni në flokë dhe e lini të veprojë për 15-30 minuta dhe më pas shpëlani flokët, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

- Të verdhët e vezës dhe mjalti: Të verdhët e vezës e përzieni me një lugë mjaltë, e vendosni në flokë dhe e lini të qëndrojë 2 orë. Mjalti njihet për dhënien e lagështisë flokut. Të verdhët e vezës është plot me proteina dhe aminoacide, që parandalojnë tharjen e flokut. Me kombinimin e këtyre dy preparateve, floku juaj do të jetë i fortë dhe i shkëlqyeshëm.

- Tretmani me vaj të ngrohtë kokosi: Në ¼ e gotës vaj të ngrohtë kokosi shtoni disa pika vaj të rozmarinës. Përzierjen e vendosni në flokët e tharë dhe kujdes kushtojuni majave. Flokët i mbështillni në peshqir dhe lini të veprojë për 20 minuta.

- Shpëlarja e flokut me uthull molle: Një lugë të supës me hithra të thara, një lugë sherbelë, një rozmarinë, i përzieni me një gotë ujë të vluar dhe e lini të veprojë për 10 minuta. Më pas çajin e procedoni dhe shtoni dy lugë uthull të mollës. Flokët e larë i shpëlani me lëngun e fituar.

(Kosova Sot)