Trendi më i ri në artin e thonjve

  • 01 December 2015 - 08:09
Trendi më i ri në artin e thonjve

Adhurueset e manikyrit me siguri kanë dëgjuar për këtë trend, i cili për herë të parë është paraqitur në vitin 2013.

Por, tatuazhet në lëkurën nën thonj pritet që të popullarizohen shumë gjatë kësaj vere, derisa trendi është ende i freskët, marka britanike ‘Ciate’ ka prezantuar koleksionin e saj të këtyre tatuazheve të vogla të dizajnuara për secilin thua, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pas etiketave, gurëve zbukurues, shablloneve dhe ngjyrave në teksturë për thonj, artistët e thonjve janë duke u përgatitur për diçka të re: për tatuazhe në lëkurën mbi thonj. Këto tatuazhe kanë qëllim të dyfishtë, i shtojnë hijeshi shtesë manikyrit, derisa gjithashtu e mbulojnë lëkurën shpesh të tharë, që e mbulon bazën e secilin thua.

Pas ‘Rad Nails’, ‘Ciate’ është kompania e dytë që ka prezantuar koleksionin e saj, të kompletuar me diamante, fjongo, yje dhe dizajnë të tjerë, që mund të aplikohen në lëkurën nën thonj. Tatuazhet e ‘Ciate’-s do të jenë në dispozicion për blerje në fillim të pranverës së ardhshme.

(Kosova Sot)