Vetëm dy përbërës: Së pari largohen qeskat e syve, e më pas shkëlqen tërë trupi

  • 06 February 2016 - 00:08
Vetëm dy përbërës: Së pari largohen qeskat e syve, e më pas shkëlqen tërë trupi

Rreth rolit të shumëfishtë të vajit të ullirit në shëndet kemi shkruar shumë, por ka rëndësi që të thuhet se, në kombinim me lëngun e limonit, ai bëhet një armë edhe më e fortë në luftë kundër viruseve, baktereve, duke ia kthyer energjinë e humbur trupit.

Përpos kësaj, falë kombinimit të këtyre dy përbërësve, organizmi pastrohet nga toksinet, e rezultatet e para shihen shumë shpejt. Në fakt, së pari do ta vëreni zhdukjen e rrathëve të mëdhenj, të zi rreth syve, respektivisht të qeskave të syve. Me rëndësi është që të jeni këmbëngulës dhe këtë kombinim ta pini çdo mëngjes për, të paktën, një muaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përgatitja:

Këtë “koktej” të shëndetshëm mund ta përgatitni ashtu që përzieni 1 lugë vaj ulliri dhe 1 lugë lëng limoni, duke e pirë në bark të thatë. Më pas mund të hani kafjall. Përpos që ia kthen fuqinë organizmit dhe e pastron nga helmet, kjo pije e përmirëson edhe punën e sistemit imunitar, duke pasur kështu dobi edhe nëse doni të humbni në peshë.

Nëse keni probleme të tilla, sikur kapsllëku, atëherë definitivisht kjo pije do t’i largojë ato. Vetëm disa ditë pas përdorimit të këtij eliksiri, do t’i vëreni ndryshimet pozitive.

(Kosova Sot)