Këshilla të bukurisë, që mund t’i përdorni në raste emergjente

  • 06 February 2016 - 09:03
Këshilla të bukurisë, që mund t’i përdorni në raste emergjente

Të gjitha femrat anekënd botës kanë kaluar nëpër të paktën një ‘krizë’ të bukurisë, kur është dashur të përjetojnë ndonjë çrregullim grimi apo thyerje të papritur të thonjve. Ndërsa, nëse juve ju rastis që të bini pre e këtyre telasheve, nuk keni nevojë të bëni panik, sidomos pasi t’i keni përvetësuar këshillat e mëposhtme.

1. Zëvendësuesi e karficës

Nëse nuk mund të gjeni një karfice nëpër shtëpi, për t’i sforcuar dhe lidhur flokët, e tëra që ju duhet të bëni është të merrni disa copëza të letrës dhe t’i palosni, para se ta krijoni formën e shkojnë “V”, pastaj mbështillni flokët përreth karficës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. Zëvendësuesi i deodorantit

Nëse ndonjëherë mbetni pa deodorant në shtëpi dhe ju duhet të dilni pa pasur kohë që ta blini një, shkoni në banjë dhe trajtojeni pjesën e lëkurës nën sqetulla me letër të lagur të tualetit, para se ta pastroni me sapun të duarve. Sapuni i mbyt bakteret, duke eliminuar kështu mundësinë e kundërmimit të lëkurës.

3. Largojeni aromën e keqe të gojës

Nëse keni mbetur pa çamçakëz apo ndonjë eliminues tjetër të aromës së keqe, copëtojeni një mollë dhe hajeni. Kjo pemë funksionin për mrekulli në eliminimin e aromës së keqe.

4. Zëvendësuesi i shamponit të thatë

Edhe për shamponin e thatë është gjetur zëvendësimi, pasi që nëse ndodheni diku pa shampon të thatë mund të përdorni pudër të fytyrës dhe efekti do të jetë pothuajse i njëjtë. Mirëpo, është e rëndësishme që pasi t’i keni trajtuar flokët me pudër t’i krihni mirë ato.

5. Eliminoni qeskat

Vendosni dy lugë metali në frigorifer dhe lërini të qëndrojnë për disa minuta, derisa të ftohen mirë. Përfundimisht, vendosini lugët në sy - pjesa e prapme e lugëve duhet të jetë në kontakt me syrin. Të ftohtët që vjen nga lugët ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, duke bërë që të çliroheni nga qeskat që shpeshherë shfaqen në pjesën poshtë syrit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

6. Balsami juaj i ri për buzët

Vaji i ullirit është njëri ndër ushqimet më çudibërëse, pasi që mund të përdoret për qëllime dhe punë të ndryshme. Më e rëndësishmja është që vaji i ullirit është i pasur me antioksidues dhe si rrjedhojë ndikon në largimin e radikalëve të lirë.

7. Largimi i rrezitjes së pjesshme

Nëse keni qëndruar për një kohë të gjatë nën përqafimin e rrezeve të diellit dhe si rrjedhojë lëkura juaj është rrezitur pjesërisht, mirëpo ju nuk e doni dukjen tuaj të re, zhytuni në pishinë. Klori që gjendet në pishinë ju ndihmon në largimin e ngjyrës së marrë.

8. Zëvendësuesi i pastës së dhëmbëve

Nëse keni përdorur sasinë e fundit të mbetur të pastës së dhëmbëve dhe ju duhet t’i pastroni dhëmbët me urgjencë, krijojeni vetë pastën tuaj me sodë buke dhe ujë. Kjo përzierje do t’ju ndihmojë t’i pastroni dhëmbët deri sa të shkoni për ta blerë pastën.

(Kosova Sot)