Botoksi nga natyra

  • 07 February 2016 - 20:48
Botoksi nga natyra

Maska për fytyrë mënjanon gjurmët e lidhjes dhe rrudhat e imëta, lëkura bëhet më e shtrënguar, më elastike dhe më e lëmuar. E hidraton lëkurën dhe në përgjithësi vepron pothuajse sikur botoksi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

1 lugë me niseshte
5 lugë me lëng të karotave
1 lugë me ajkë

Përgatitja dhe aplikimi:

Në gjysmë gote me ujë e tretni me niseshte. E qitni në një tenxhere dhe ia shtoni 100 mililitra ujë të valë. E vendosni në shporet dhe e zini në temperaturë të ulët deri kur të dendet. Pas kësaj, kur përzierja të ftohet pakëz, ia shtoni lëngun e freskët të karotave dhe ajkën. E përzini mirë dhe e aplikoni në fytyrë të pastruar dhe e lini që të qëndrojë për 25-30 minuta. Maskën e shpëlani me ujë të vakët e më pas aplikojeni krem ushqyes në fytyrë. Për efekt më të mirë maska duhet të aplikohet për tri ditë me radhë. Ky është një trajtim i shkëlqyeshëm për fytyrë, nëse dëshironi që të përgatiteni për ndonjë dalje, takim ose festë, sepse efektet e maskës janë të menjëhershme dhe vërehen qysh pas përdorimit të parë.
(Kosova Sot0