Këshilla grimi për vetulla më të trasha

  • 08 February 2016 - 12:18
Këshilla grimi për vetulla më të trasha

Vetullat e krehura kanë një fuqi të madhe transformuese, mirëpo, nëse vetullat janë të holla, atëherë është pothuajse e pamundshme t’i merrni këto përfitime. Tani, kur vetullat e trasha të Emma Watson-it dhe Jennifer Connelly-t kanë fituar reputacion të madh, ne ju kemi sjellë disa këshilla, që do t’ju ndihmojnë në krijimin e vetullave më të trasha dhe më të theksuara.

 

Image

Këshillat bazike:

Hapi i parë që duhet ta ndërmerrni është t’i caktoni pikat se ku fillojnë dhe ku përfundojnë vetullat. Filloni ta përkufizoni me laps të lehtë nga pikënisja e vetullave buzë hundës (që në fotografi është shënuar me A), për të vazhduar deri tek pika më e lartë e vetullave (B). Përfundimisht, lëshojeni lapsin drejt përfundimit të vetullave (pika C), transmeton gazeta Kosova Sot Online.

• Përdorni krehër vetullash për t’i krehur qimet në drejtimin e rritjes, pastaj shkurtoni qimet e tepërta me gërshërë të vogla.

• Aplikoni laps të bardhë për t’i “fshirë” qimet e tepërta, pastaj me piskatore largoni ato, duke i tërhequr në drejtimin e rritjes.

• Merrni një laps vetullash për t’i mbushur vetullat tuaja.

Image

Produktet bazike:

Brusha e vetullave, e paraqitur në fotografi, ju ndihmon që t’i krihni sa më mirë vetullat tuaja, ndërsa gërshërët e vogla ju ndihmojnë me arritjen e gjatësisë së kërkuar të vetullave.
Përdorni laps me ngjyrë të bardhë për t’i shënuar qimet që dëshironi t’i hiqni me piskatore.
Është e rëndësishme që sipas mundësive të siguroni dy piskatore si në fotografi.
Përfundimisht, ju nevojitet edhe një laps me ngjyrë, për një nuancë më të errët sesa ngjyra e qimeve të vetullave tuaja, për t’i mbushur harqet mbi sy!

Image

Vetullat sikur të Cara Delevingne-s

Çelësi për krijimin e vetullave sikur të Cara Delevingne-s është të përzgjidhet laps që është për më së shumti dy nuanca më i çelët apo më i mbyllët sesa ngjyra natyrale e flokëve tuaj. Pasi t’i keni mbushur vetullat me laps, nëse keni vetulla të holla, është e rëndësishme t’i trajtoni edhe me xhel vetullash.

Image

Përdorimi i hijezuesit të syve në vetulla

Rritja e vetullave natyrale mund të jetë një proces shumë i lodhshëm, që kërkon kohë e durim. Mirëpo, ju mund ta krijoni përshtypjen e vetullave të trasha dhe të mbushura nëpërmjet dy hijezuesve të syve  - njëri me ngjyrë më të çelët, tjetri me ngjyrë më të mbyllët. Fillimisht aplikojeni hijezuesin në formë pudre, që ka nuancë më të çeltë, para se ta aplikoni hijezuesin me nuancë më të mbyllët. 

Image

Përzgjedhja e formës së duhur të vetullave

Mënyra më e mirë për ta kuptuar se cila formë e vetullave ju përshtatet është të konsultoheni me ndonjë profesionist të grimit, mirëpo një tjetër mënyrë që mund t’ju ndihmojë është t’i ndiqni të famshmet, që kanë formë të fytyrës ngjashëm sikur forma e fytyrës suaj.

Image

(Kosova Sot)