Përfitimet e shumta që mund t’i keni nga uthulla e mollës

  • 08 February 2016 - 17:20
Përfitimet e shumta që mund t’i keni nga uthulla e mollës

Uthulla e mollës konsiderohet si një produkt çudibërës, e këtë reputacion e ka fituar falë përdorimit të gjerë që ky produkt e ka pasur tash e sa kohë. Gjithsesi, për ta shfrytëzuar sa më mirë shishen e uthullës së mollës, që me shumë gjasë e keni në kuzhinë, më poshtë kemi renditur disa përdorime të këtij produkti, që do t’ju ndryshojnë jetën

Përdorimi i uthullës së mollës në shtëpi

1. Largimi i aromës së keqe

Nëse shtëpia juaj kundërmon aromë të keqe dhe ju nuk dini se si ta largoni, thjesht mbusheni një enë të hapur me uthull molle dhe lëreni të qëndrojë në një skaj të dhomës ku aroma është më e rëndë. Për disa minuta, aroma e keqe do të largohet nga shtëpia, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. Neutralizimi i barishteve

Nëse përreth shtëpisë kanë mbirë bimë të egra dhe të padëshiruara, uthulla e mollës mund t’ju ndihmojë me largimin e tyre. Thjesht përzieni 2 litra uthull molle me 50 gramë kripë kuzhine dhe 15 gramë pastrues të enëve. Pasi ta keni tundur mirë përzierjen, hidheni direkt në rrënjët e barishteve.

Image

Përdorimi i uthullës së mollës në rutinën e bukurisë/higjienës

3. Pastrues i fytyrës

Për shkak të vetive antibakteriale, uthulla e mollës është një produkt shumë i rëndësishëm për pastrimin e fytyrës. E tëra që ju duhet të bëni është ta përzieni uthullën e mollës me ujë dhe më pas nëpërmjet një topthi të pambukut trajtoni puçrrat dhe shenjta tjera në fytyrë.

4. Trajtoni mavijosjet

Nëse jeni lënduar në ndonjë pjesë të trupit dhe si rrjedhojë ajo pjesë ju është nxirë, në vend se të kërkoni produkte të shtrenjta për trajtimin e lëkurës, trajtojeni atë pjesë me uthull molle.  

5. Shmangni aromën e keqe të gojës

Nëse keni mbetur pa pastë dhëmbësh, merrni pak uthull molle dhe me të bëni gargarë. Uthulla e mollës vret të gjitha bakteret që shkaktojnë aromën e keqe të gojës, duke ua kthyer vetëbesimin.

6. Trajtimi i flokëve

Uthulla e mollës është një produkt i shkëlqyer edhe për trajtimin  flokëve. Përzieni 80 mililitra uthull molle me 1 litër ujë dhe me përzierjen e fituar trajtoni flokët dy herë në javë. Si rezultat do të fitoni flokë më të fortë dhe me më shumë shkëlqim. Nëse keni probleme me zbokthin, trajtojini flokët me përzierjen e fituar nga sasia e njëjtë e ujit dhe uthullës së mollës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

7. Uthulla e mollës si deodorant

Shumica e deodoranteve largojnë aromën e keqe, megjithatë kanë efekte negative në poret e lëkurës suaj. Andaj, nëse jeni duke kërkuar ndonjë alternativë natyrale, trajtojeni lëkurën me uthull molle.

8. Zbardhimi i dhëmbëve

Për më tepër, uthulla e mollës është shumë e rëndësishme edhe për zbardhimin e dhëmbëve. Përzieni uthullën e mollës me sasi dyfish më të madhe të ujit dhe me përzierjen e fituar trajtojini dhëmbët.

Image

Përdorimi i uthullës së mollës në ushqim

9. Supa

Njëra nga mënyrat më të përshtatshme për ta konsumuar uthullën e mollës është ta hidhni në supë. Gjithsesi, shija do të jetë shumë e mirë, andaj nuk keni nevojë të shqetësoheni nëse ushqimi do të mbajë aromë uthulle.

10. Lëngje të frutave

Një tjetër mënyrë shumë e përshtatshme për ta konsumuar uthullën e mollës është nëpërmjet përzierjes së uthullës me lëngje natyrale. Në këtë mënyrë, ju do të përfitoni nga vetitë shëruese të uthullës duke e shijuar lëngun tuaj të preferuar.

11. Sallata

Me shumë gjasë shumica e keni ditur që uthulla e mollës është e përshtatshme të përdorët edhe në sallata. Ndërsa, për t’i marrë përfitimet më të mëdha nga uthulla e mollës, para hedhjes në sallatë, përziejeni me vaj ulliri.

Image

Përdorimi i uthullës së mollës për shëndet më të mirë

12. Humbja e peshës

Konsumimi i uthullës së mollës bën që të ndiheni më të ngopur duke bërë që ju ta mos e ndieni nevojën për të konsumuar shumë ushqim. Si rrjedhojë, uthulla e mollës ju ndihmon që të bini në peshë.

13. Largimi i dhimbjeve të fytit

Vetitë antibakteriale që gjenden në uthullën e mollës ju ndihmojnë me trajtimin e dhimbjeve të fytit. Thjesht, më të filluar dhimbja e fytit, bëni gargarë me sasinë e njëjtë të uthullës së mollës dhe ujit të vaktë dhe përsëriteni procesin çdo orë, deri në shërimin e plotë.

14. Lëkura e djegur nga dielli

Njëri nga përdorimet më të gjerë të uthullës së mollës është për trajtimin e pjesëve të lëkurës që janë të djegura nga dielli, apo pjesët e lëkurës që ju kruhen si pasojë e pickimit të insekteve apo irrtimeve të ngjashme.

15. Parandalimi i diabetit

Rezultatet e studimeve të ndryshme kanë nxjerrë në pah faktin që konsumimi i uthullës së mollës ka lidhje me nivelin e ultë të sheqerit në gjak, duke bërë kështu që njerëzit që konsumojnë mjaftueshëm uthull molle të jenë më pak të rrezikuar nga diabeti, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

16. Largimi i lythit

Paraqitja e lythave shumë shpesh është një gjë e tmerrshme për njerëzit. Mirëpo, uthulla e mollës ju ndihmon që në mënyrë natyrale dhe pa dhimbje t’i hiqni qafe lythat nga lëkura juaj. Thjesht, zhyteni një topth pambuku në uthull molle dhe vendoseni direkt mbi lyth, lëreni uthullën e mollës ta kryer punën e vetë përgjatë gjithë natës. Përsëriteni procesin deri në largimin e plotë të lythit.

Image

(Kosova Sot)