Rituali i shpejtë i mëngjesit me efekte të shtrëngimit të lëkurës

  • 09 February 2016 - 08:44
Rituali i shpejtë i mëngjesit me efekte të shtrëngimit të lëkurës

Futja e fytyrës në ujë të ftohtë me akull është një tretman i bukurisë, të cilën këshillë e sugjeron Lauren Conrad, duke premtuar se kjo mënyrë zbukuron lëkurën e fytyrës. Krejt çfarë keni nevojë është uji i ftohtë me akull. Më pas në ujë të ftohtë e futni fytyrën për rreth 30 sekonda. Kjo rutinë e mëngjesit ka katër efekte pozitive në lëkurën e fytyrës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Zbut skuqjet

Pa marrë parasysh a e keni fytyrën e skuqur shkaku i reaksionit në disa kremra apo nga dielli, uji i akullt ndikon si qetësues. Pos kësaj, disa përparësi që këtij tretmani të kozmetikës thonë se, uji i akullt në mënyrë të shkëlqyeshme përgatit lëkurën për grim.

2. Shtrëngon lëkurën  

Ky është një tretman ideal edhe për të gjithë ata që kanë probleme me poret tepër të hapura. Pos se uji i ftohtë grumbullon poret, ajo siguron edhe një lëkurë më të butë. Me sa duket ky tretman ka efekt më të mirë në krahasim edhe me disa nga kremrat më të shtrenjta.

3. Zvogëlojnë rrudhat  

Edhe pse për rrudhat nuk brengosemi derisa i vërejmë, rituali i mëngjesit me ujë të ftohtë do të mund ta shtyjë shfaqjen e rrudhave të para. Prandaj, në vend se të investoni në kremra të shtrenjta për parandalim, mund të provoni me këtë fshehtësi e cila nuk kushton gjë. Uji i ftohtë është aleat i shkëlqyeshëm në luftën me rrudhat.

4. Ofron dukje të freskët

Me siguri se kthjellimin e mëngjesit e bëni me ujë të ftohtë, e asgjë nuk do t’ju pengonte që t’i shtoni edhe pak akull. Por, edhe ata që kënaqen me ujin e vakët do të duhej ta provojnë këtë rutinë të mëngjesit dhe do të kenë efekt shumë më freskues dhe më të shëndetshëm. 

(Kosova Sot)