Këshilla natyrale për trajtimin e lëkurës

  • 09 February 2016 - 23:49
Këshilla natyrale për trajtimin e lëkurës

Kujdesi ndaj lëkurës është një proces që kërkon shumë kohë, pasi  duket që nuk merr fund kurrë. Megjithatë, nëse jeni adhuruese e produkteve natyrale, këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë t’ia ktheni bukurinë lëkurës suaj, pa harxhuar një mal me para në produkte artificiale, që mund të kenë efekt të kundërt

Image

1. Përzgjidhni zbutës që kryen disa funksione

Një krem i mirë ditor kryen dy punë: mbrojtje dhe hidratim. Duhet të zgjidhni produkt që vepron si antioksidues dhe që ka bazë bimore, për t’ju ndihmuar në zbutjen më efikase të lëkurës së fytyrës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

2. Përdorni produkte pa aromatizues

Përbërësi që krijon aromën e produkteve është njëri nga shkaktarët më të mëdhenj të alergjive. E, nëse keni lëkurë të ndjeshme, bëni mirë që t’i shmangni produktet që përmbajnë aromatizues.

Image

3. Largoni shenjat e zeza me piper të zi

Piperi i zi reagon duke ngrohur lëkurën tuaj dhe si rrjedhojë e pastron atë thellësisht. Piperi i zi është dëshmuar shumë efikas në luftën kundër shenjave të zeza në lëkurës, sidomos nëse kombinohet me jogurt.

Image

4. Përdorni avokado për zbutjen e lëkurës

Përdorimi i avokados është një tjetër këshillë që duhet ndjekur nga të gjitha femrat që mëtojnë ta arrijnë një lëkurë të shëndoshë dhe të bukur. Kjo për faktin që avokado përmban sasi të madhe të acideve yndyrore, duke bërë që të funksionojë si një zbutës organik. Për më tepër, avokado mund të përdoret edhe për ta parandaluar plakjen e parakohshme të lëkurës, që manifestohet me rrudha dhe shenja të tjera të pleqërisë.

Image

5. Përdorni domate për pastrim të thellë të lëkurës

Acidet natyrale që gjenden në domate ju ndihmojnë në çlirimin e lëkurës nga papastërtitë. Kjo, bashkë me licopenin, vitaminën A dhe vitaminën C, të cilat gjenden në domate, ju ndihmojnë në trajtimin e thellë të lëkurës dhe pastrimin e saj nga aknet.

Image

6. Trangulli, ilaç për lëkurë të shëndoshë

Trangujt janë të pasur me aminoacide që ju ndihmojnë në shtrëngimin e poreve të lëkurës dhe si rrjedhojë freskimit të saj. Andaj, është e rëndësishme ta përdorni trangullin për trajtime të ndryshme të lëkurës, siç është minimizimi i fryrjeve të lëkurës përreth syve dhe trajtimi i lëkurës së dëmtuar nga dielli.

Image

7. Maska për freskimin e lëkurës

Kjo maskë është qetësuese, hidratuese dhe shtresuese: Përzieni gjysmë banane me 60 gramë tërshërë dhe një lugë çaji mjaltë. Pasi  t’i keni përzier mirë të gjithë përbërësit, aplikojeni përzierjen në lëkurë dhe lëreni të qëndrojë për pesëmbëdhjetë minuta. Përfundimisht, pastrojeni lëkurën me një leckë të zhytur paraprakisht në ujë të vaktë. Tërshëra qetëson dhe zbut lëkurën, ndërsa acidet që gjenden në banane ju ndihmojnë në eliminimin e qelizave të vdekura.

Image

8. Lëngu i limonit, vaji i bajameve dhe mjalti

Ky kombinim është i mrekullueshëm për shkak të vetive anti-pezmatimit që kanë këta përbërës. Pra, përzieni sasi të njëjta të lëngut të limonit, vajit të bajameve dhe mjaltit për ta trajtuar lëkurën me akne. Për më tepër, lëngu i limonit ju ndihmon në kthimin e shkëlqimit në lëkurën e fytyrës në mënyrë krejtësisht natyrale.

Image

(Kosova Sot)