10 shprehi të përditshme që fshehtazi e shkatërrojnë lëkurën

  • 10 February 2016 - 13:38
10 shprehi të përditshme që fshehtazi e shkatërrojnë lëkurën

Kujdesuni për lëkurën tuaj, blini kremra dhe losione të reja, por nëse ende nuk përmirësohet gjendja, ndoshta ju dëmtojnë shprehitë e përditshme, të cilat në afat të gjatë mund ta dëmtojnë lëkurën

1. Duhani

Konsumimi i duhanit e bën lëkurën të verdhë dhe e redukton elasticitetin e saj, si pasojë e reduktimit të kolagjenit.  Por, gjë e mirë është që fytyra përtërihet vetëm dy javë pas lënies së duhanit, theksojnë mjekët. Përmirësohet struktura e lëkurës, e kthehet edhe shkëlqimi i saj natyral, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. Nuk e hiqni grimin para fjetjes

Nëse nuk e hiqni grimin para fjetjes do ta nxitni bllokimin e poreve, ngacmimin e lëkurës dhe syve, e madhe edhe inflamacionin e lëkurës, në situata kur nuk keni kohë, në dollapin e natës mbani faculeta të lagëta për heqje të grimit. Me to me disa lëvizje do ta hiqni tërë grimin. Më të mirat janë ato pa alkool dhe aromë, sepse nuk e thajnë dhe nuk e ngacmojnë lëkurën.

3. Kontrollimi i nishaneve

Nishanet duhet të kontrollohen së paku një herë në vit, e nëse vëreni edhe ndryshimet më të vogla në ngjyrë ose formë, gjithsesi shkoni te mjeku, këshillojnë dermatologët. Veçanërisht duhet kujdesur për zonat mes gishtërinjve, nën gjinj, në qafë, veshë, hundë dhe kapakë të syrit.

4. Nuk përdorni krem për rrezitje

Gjatë aplikimit të kremit për rrezitje atë duhet fërkuar mirë në mënyrë që lëkura ta thithë sa më shpejtë. Mos i injoroni edhe zonat përgjatë flokëve, veshëve dhe qafës. Mu në ato zona gjithnjë e më shpesh paraqitet kanceri i lëkurës, tërheqin vërejtjen dermatologët. Faktori mbrojtës duhet të jetë së paku 30 për ta mbrojtur lëkurën, e për ta parandaluar paraqitjen e rrudhave faktorin duhet përdorur gjatë tërë vitin në fytyrë dhe qafë.  

5. Nuk ju përshtaten kushtet në dhomën e fjetjes

Përveç gjumit është e rëndësishme edhe në çfarë flini. Krejt çfarë keni në fytyrë thithet nga mbështjellësja e jastëkut, prej vajit, qelizave të vdekura të lëkurës, e deri te bakteret dhe mbetjet e kremrave. Fjetja në sipërfaqe të tilla bën që papastërtia të futet në poret tuaja dhe t’i bllokojë ato. Rekomandohet që mbështjellësja të ndërrohet çdo javë. Më së miri është që të jenë nga mëndafshi ose sateni, sepse parandalojnë rrudhosjen e lëkurës. Gjithashtu duhet që gjatë dimrit t’i kushtoni rëndësi edhe lagështisë në dhomën e fjetjes. Ngrohja e than lëkurën dhe rekomandohet që të aktivizohet lagështuesi i ajrit.

6. Mungesa e gjumit

Më pak se shtatë orë gjumë bën lëkurën të pajetë, e rrudhat më të dukshme se zakonisht. Lëkura mund të përtërihet nga netët e kohëpaskohshme pa gjumë, veçanërisht në rini, por me kalimin e viteve ngadalësohet procesi i përtëritjes. Drita e televizorit e redukton nivelin e melatoninës, hormonit që rregullon sistemin sikardial, ose orën e brendshme. Një gjë e tillë e ngadalëson përtëritjen e qelizave të lëkurës dhe e nxit krijimin e rrudhave. Në rast të pagjumësisë ndihmon dushi ose vaska e ngrohtë që e qetësojnë organizmin.

7. Nuk funksionon trajtimi i puçrrave

Femrat më së shpeshti e teprojnë me shtrydhje, pastrim të shpeshtë të zonave të pezmatuara ose e prekin tepër fytyrën, thekson dermatologia Jeanette Graff për revistën ‘Allure’. Puçrrat më së miri mënjanohen me tonik, që bazë ka acidin salicik me sojë të shtuar. Acidi salicik do ta nxisë përtëritjen e shpejtë të lëkurës dhe do t’i reduktojë pezmatimet. Më së miri është që të përdoret në mbrëmje sepse lëkura ka nevojë për kohë për t’u përtëritur.

8. Nuk ju përshtatet pilingu

Pilingët duhet të jenë të butë për lëkurë, por nëse shkaktojnë kruajtje dhe skuqje më së miri është që të ndërrohen. Kjo do të thotë se ata i largojnë vajrat natyrale. Të tillë janë ata me kokrra dhe fara më të mëdha, që e ngacmojnë lëkurën dhe shkaktojnë inflamacione që e qërojnë lëkurën. Kjo më së shpeshti rezulton me pore të bllokuara, e jo me lëkurë të pastër. Më së miri është që të përdoren ata me kokrra të vogla ose me sheqer, një deri në dy herë në javë, ose ata të bazuar në acid të qumështit dhe atë më së shumti një herë në javë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

9. Pastrimi i tepërt i lëkurës

Pastrimi i lëkurës është i nevojshëm për lëkurë të bukur, por nuk duhet të teprohet me të veçanërisht nëse keni lëkurë të tharë. Pastrimi i tepërt i largon vajrat natyrale nga sipërfaqja, të cilat e hidratojnë atë. lëkurën e tharë dhe të ndjeshme është më së miri që para fjetjes ta pastroni me tonik në bazë të kremit ose vajit, e në mëngjes vetëm ta shpëlani fytyrën me ujë. Pastrimi i lëkurës me tonik është i mjaftueshëm vetëm një herë në ditë, sepse në atë mënyrë do të mbani më shumë vajra të mira.

10. Preferoni tepër kafe, ushqim të ëmbël ose të njelmët

Nëse as pilingu, pastrimi dhe maskat nuk ndihmojnë, e lëkura është ende e mbushur me puçrra, shkaktari mund të fshihet në të ushqyer të çrregullt. Teprimi me sheqer, alkool, kripë dhe kafeinë më së pari shihet në fytyrë. Kafeina dhe kripa e thajnë lëkurën, gjë që shkakton qërimin dhe rrudhat. Alkooli e dehidron lëkurën dhe shkakton inflamacion, gjë që e bën atë të ndjeshme ndaj qërimit. Nëse pini alkool duhet të pini shumë ujë në mënyrë që ai të dalë sa më shpejtë nga organizmi. E njëjta gjë vlen edhe për sheqerin. Ushqimet me përqindje të lartë të sheqerit e shkatërrojnë kolagjenin, e reduktojnë elasticitetin e lëkurës dhe e rrisin rrezikun nga rrudhat e parakohshme. 

(Kosova Sot)