Cilat ngjyra sigurojnë sukses në fusha të ndryshme

  • 12 February 2016 - 17:40
Cilat ngjyra sigurojnë sukses në fusha të ndryshme

A e keni ditur se përzgjedhja e ngjyrës së gardërobës përcakton se si do të kaloni në intervistën për punë, në takimin e dashurisë, apo në ditën e parë të punës?

Ekspertët na tregojnë se cilat ngjyra duhet t’i bartim, e cilat t’i evitojmë në rrethana të caktuara, në mënyrë që të lëmë përshtypje të mirë dhe ta realizojmë qëllimin tonë me sukses, shkruan “Career Builder”.

E kaltra e detarëve

Kjo është njëra ndër ngjyrat më të mira, të cilën mund ta përzgjidhni kur të shkoni në intervistë të punës. E butë, por njëkohësisht edhe e fuqishme, e kaltra e detarëve tregon përkushtim, besim dhe kontroll – të gjitha këto veti që janë të nevojshme për kryerjen e funksioneve të rëndësishme. Kjo konfirmohet edhe nga studimet, të cilat kanë konstatuar se menaxherët që veshin rroba të kaltra, janë lojtarë më të mirë ekiporë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

E hirta

Subtile, neutrale dhe lehtë e kombinueshme, e hirta iu ndihmon njerëzve që të përshtaten më lehtë në ambientin punues. Nuk është imponuese, e as konservatore, prandaj me rroba të hirta mund ta respektoni kodeksin e veshjes, por edhe të jeni modernë, në të njëjtën kohë.

Ngjyra vjollcë

Kjo ngjyrë në natyrë është shumë e rrallë, prandaj shpesh njerëzve iu duket artificiale. Kjo ngjyrë dikur ishte vetëm e fisnikëve, por edhe sot e kësaj dite fsheh njëfarë fuqie dhe shkakton siklet te bashkëbiseduesi. Prandaj, nëse doni ta leni përshtypjen e personit të thjeshtë dhe të paimponueshëm, sidomos në intervistimet për punë, këtë ngjyrë duhet evituar në tërësi. E njëjta gjë vlen edhe për takimet e dashurisë.

E zeza

Klasikja dhe simboli i fuqisë dhe autoritetit, ngjyra e zezë ju bën që të dukeni elegantë dhe më të hollë, prandaj ajo përzgjidhet nga shefat dhe njerëzit në pozitë. Sido që të jetë, ngjyrën e zezë të veshjeve duhet ‘thyer’ me ndonjë detaj të ndritshëm, apo të theksuar, meqë përndryshe mund ta lejë përshtypjen e zisë dhe agresivitetit.

E bardha

Ngjyra e bardhë është përzgjedhje e qëlluar për profesionistët ambiciozë, meqë nuk ka mënyrë më të mirë për t’i shfaqur sukseset personale. Kjo ngjyrë tregon se jeni të organizuar, pedantë dhe kreativë.

E gjelbra

Ngjyra e gjelbër qetëson shqisat, duke na pëshpëritur që jemi të sigurt. Disa studime kanë treguar se ngjyra e gjelbër mund ta nxitë lindjen e ideve, prandaj nëse ju mungojnë ato, atëherë ekspozohuni ndaj ngjyrës magjike dhe relaksuese të gjelbër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

E kuqja

Ngjyra e zjarrtë mund të jetë ideale për femrat që shkojnë për të kërkuar punë, por studimet kanë treguar se ajo është e mrekullueshme edhe për joshje. Për meshkujt, femrat me veshje të kuqe janë më atraktive sesa femrat me veshje ngjyrash të ndryshme.

(Kosova Sot)