Kremi që e largon celulitin për vetëm 7 ditë!

  • 12 February 2016 - 21:06
Kremi që e largon celulitin për vetëm 7 ditë!

Përgatitja e kremit kundër celulitit nuk është aspak punë e vështirë. Dhe, ajo që ka rëndësi, ky krem është më efikas sesa preparatet e blera

Kremi kundër celulitit, i bërë në shtëpi, duke u bazuar në këtë recetë, rezultatet e para fillon që t’i manifestojë që pas ditës së 7-të të përdorimit. Ky krem, preparat ideal në luftë kundër “lëkurës si lëvorja e portokallit”, po ashtu është efikas edhe kundër striave, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

Çfarëdo kremi për fëmijë – 100 ml
5-6 tableta të rrëshirës ‘mumyo’

20 pika vaj eterik të portokallit

Vaj eterik të kanellës, 3-5 pika.

Përdoret kremi për fëmijë, meqë nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe ka përqindjen ideale të lagështisë dhe yndyrës.
Tabletat e rrëshirës ‘mumyo’ shumë shpesh përdoren jo vetëm për ta luftuar celulitin, por edhe striave. Ato tableta e tendosin lëkurën, e rrisin elasticitetin e saj, duke e bërë më të butë dhe si mëndafsh.

Në luftë kundër celulitit efikase janë edhe vajrat eterike të agrumeve. Vetë ju mund të vendosni a të përdorni vajin e limonit, portokallit, apo limesë. Vaji i kanellës jo vetëm që posedon një aromë të këndshme, por është edhe shumë efikas kundër lëkurës me celulit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përgatitja e kremit:


Në një kavanoz vendosni 100 g krem të fëmijëve. Më pas qitni 5-6 tableta të rrëshirës mumyo, të shtypura dhe përzieni mirë. tabletat e rrëshirës duhet mbajtur në frigorifer, meqë shumë lehtë dëmtohen. Të shtohen më pas 20 pika të vajit të portokallit dhe jo më shumë se 5 pika vaj kanelle.

Të gjithë përbërësit duhen përzier mirë e mirë, duhet të mbulohen dhe të qëndrojnë 8-10 orë. Pas kësaj, përzieni përsëri. Kremi tani është i gatshëm. Mos harroni ta mbyllni kavanozin mirë e mirë pas çdo përdorimi. Afati i përdorimit të këtij kremi është 3 javë. Pas kësaj kohe, përgatiteni kremin e ri.

(Kosova Sot)