Institucioni që vuri themelet r gjuhës standarde shqipe

  • 24 August 2016 - 08:19
Institucioni që vuri themelet r gjuhës standarde shqipe

Badallaj: Përpjekjet për të pasur një drejtshkrim u jetësuan me insistimin e disa intelektualëve të mirëfilltë.

" Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës ka rëndësi të shumëfishtë. Është përpjekja e parë për standardizimin e shqipes, është konsideruar si "drejtshkrimi" i parë i gjuhës shqipe dhe pas Kongresit të Manastirit shënon fillesën e mirëfilltë në rrugëtimin e njësimit të shqipes", ka thënë për "Kosova Sot", Naim Berisha, hulumtues i pavarur i Institutit Albanologjik në Prishtinë,raporton gazeta Kosova Sot

Edhe pak ditë dhe mbushen 100 vjet nga fillimi i punës së Komisisë Letrare të Shkodrës, e cila shënoi edhe aktivitetet e para shkencore për unifikimin standardit të gjuhës shqipe. Për gjuhëtarët shqiptarë, themelimi i kësaj Komisie shënon një pikë të rëndësishme për unifikimin gjuhësor dhe letrar të kombit pas Kongresit të Manastirit, i cili caktoi alfabetin që do të përdorej nga shqiptarët pas vitit 1908. Sipas studiuesve, Komisia letrare ishte institucioni i parë shkencor në vend dhe që hodhi edhe fillet e studimeve albanistike. Vendimet e saj patën një rëndësi të veçantë në punën e mëtejme për standardizimin e gjuhës shqipe, e cila u kurorëzua më 1972. Nisur për këtë u organizua një tryezë shkencore për Komisinë. 

Komisia, institucion shkencor Duke folur rreth qëllimit të kësaj tryezë dhe rëndësisë që kanë për standardin shqipes, Komisia Letrare e Shkodrës, gjuhëtari Shkumbin Munishi, që drejtori tryezën, ka thënë se Komisia letrare konsiderohet si ngjarje tepër të rëndësishme për procesin e standardizimit të shqipes. "Komisia në studimet për historinë e standardizimit të shqipes është cilësuar si njëra nga ngjarjet më të rëndësishme në procesin e standardizimit të gjuhës shqipe. Është cilësuar si hapi i parë në fillimin e unifikimt të shqipes", ka thënë ai, duke shtuar se të arriturat në njëfarë mënyre jo vetëm që kanë dhënë një sistem gjuhësor që po thuajse për dy dekade është përdorur si gjuhë standarde, Komisia në punën e saj dhe me shkrimet që ka nxjerrë ka kanalizuar procesin e shqipes. Ndërkaq, një nga referuesi kryesor të tryezës, studiuesi Tomor Osmani, që ka botuar më parë edhe librin për historikun dhe punën e Komisisë, ka thënë se Komisia Letrare e Shkodrës është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme të shekullit 20, e cila me punën e saj vuri themelet e standardizimit të shqipes. Ai ka thënë se Komisia është institucioni i parë shkencorë në shtetin shqiptar. Sipas tij, Komisia mblodhi emra të njohur të kulturës shqiptare, dhe ta huaj. Ndërsa një rol kyç luajti shteti austro-hungarez.

Fillet e unifikimit të gjuhës nga Rilindja Studiuesi tjetër, Imri Badallaj ka thënë se qëllimi i organizatorëve të Komisisë Letrare ishte se të gjithë shqiptarët të kishin një gjuhës të përbashkët. Rrjedhimisht, ka thënë ai, diskutime për krijimin kësaj gjuhës të përbashkët, që fillet i kishin që nga Rilindja, filluan që nga mbledhja e parë e Komisisë. "Përpjekjet për të pasur një drejtshkrim u jetësuan me insistimin e disa intelektualëve të mirëfilltë, por më përkrahjet të pandërprerë të Austrisë, sidomos të konsullit të përgjithshëm austriak në Shkodër", ka thënë Badallaj, duke pohuar se ishte propozimi i Gurakuqit që të përdoret dialekti i elbasanishtes që u përkrah nga të tjerët, dhe në këtë mënyrë u hap rruga për hartimin ortografisë së parë shqipe. Studiuesit Rrahman Paçarizi dhe Mimoza Priku kanë folur për rëndësinë e librit të Tomor Osmanit "Shekulli i Komisisë letrare shqipe në Shkodrës". Kurse në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", studiuesi Naim Berisha, hulumtues i pavarur i Institutit Albanologjik në Prishtinë, ka thënë se Komisia e Shkodrës vuri themele e standardizimit të gjuhës shqipe. " Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës ka rëndësi të shumëfishtë. Është përpjekja e parë për standardizimin e shqipes, është konsideruar si "drejtshkrimi" i parë i gjuhës shqipe dhe pas Kongresit të Manastirit shënon fillesën e mirëfilltë në rrugëtimin e njësimit të shqipes", ka thënë ai

(Kosova Sot)