Sot varroset aktorja Shirine Morina

  • E.K /
  • 15 April 2024 - 09:27
Sot varroset aktorja Shirine Morina

Aktorja e njohur, Shirine Morina, sot do të varroset në orën 16:00 në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë mbledhje komemorative për ndërim të saj.

“Nesër, e hënë, 15 prill 2024, në ora 14:00 në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, organizojmë mbledhje komemorative për të kujtuar aktoren e ndjerë. Varrimi i të ndjerës është në ora 16:00 në varrezat e qytetit, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar.

(Kosova Sot Online)