Gjërat të cilat ndoshta nuk i keni ditur për Rita Ora-n

  • 25 August 2016 - 14:55
Gjërat të cilat ndoshta nuk i keni ditur për Rita Ora-n

Njihet për bashkëpunime të shumta dhe karrierë të bujshme

Rita Ora është një nga yjet më të mëdha të popit që ka dalë nga Britania viteve të fundit, andaj ka gjasa ta keni parë pothuajse kudo, nga tepihu i  kuq e deri te këngët e saj. Ajo njihet për bashkëpunime të shumta dhe karrierë të bujshme. Por, nëse mendoni se dini gjithçka për Rita Ora-n, atëherë ne ua shpalosim disa gjëra që vëmë bast se nuk i keni ditur, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

Nuk është britanike

Rita vjen si një stuhi nga Britania e Madhe, por ajo në fakt nuk ka lindur atje. Ajo ka lindur në Kosovë, një komb i përfshirë në luftë që i shtynë prindërit e saj të largohen nga atje kur Rita ishte vetëm një vjeçe. Ata u vendosën në Britani, që edhe mbeti shtëpia e saj. Prindërit e saj ishin me fat që u larguan nga Kosova, pasi edhe shumë të tjerë u larguan më pas.

Gjithçka ka filluar në “YouTube”

Me sa duket, kemi përshtypjen se të gjitha yjet janë zbuluar në “YouTube”, Rita me të vërtetë ishte një tregim i suksesshëm. Ajo ishte një sensacion në “YouTube”, duke shfaqur këngë origjinale në llogarinë e saj.  Pikërisht aty ishte zbuluar nga “DJ Fresh”, kur ai kishte nevojë për dikë ta këndonte këngën ‘Hot Right Now’.

Pëlqen “Tabasco”

Ajo pëlqen salcën pikante “Tabasco”, kështu që gjithmonë me vete merr një shishe, që ta përdor sa herë të ketë nevojë. Kompania ishte shumë e kënaqur për përkrahjen e saj, kështu që ajo është edhe ambasadore e nderit. Rita thotë se nuk e ha një shujtë pa të dhe pothuajse ia shton secilit ushqim, pa marrë parasysh se çfarë ushqimi është.

Emri i saj ka domethënie

A jeni menduar ndonjëherë se si një vajzë nga Kosova ka emrin Rita? Po del se gjyshi i saj, Besim Sahatçiu, ishte në fakt një regjisor filmi. Ai ishte adhurues i madh i aktores nga Hollivudi Rita Hayworth, kështu që kur i lindi mbesa e dytë, emrin e kishte të gatshëm.

Ajo pëlqen “Spice Girls”

Sikurse secila vajzë e re që ishte mjaftueshëm e rritur për t’i mbajtur mend “Spice Girls”, edhe Rita ka përfunduar si një adhuruese e tyre. Ajo thotë se ato ishin inspirim për të. Ajo dallon Beyoncé-n, si një ndikim të madh dhe e cilëson si një mentor kur për të parën herë ajo gjeti rrugën drejt industrisë muzikore.  

Image

 

Ora nuk është mbiemri i familjes

Rita jo gjithmonë kishte mbiemrin Ora – është një tjetër pasojë e zhvendosjes së saj në Britani. Mbiemri i saj, siç edhe e kemi përmendur më lart është Sahatçiu, që në gjuhën shqipe do të thotë ‘prodhues orësh’. Kur erdhi në Britani, i ati i saj kishte vendosur ta bëjë më të lehtë mbiemrin, në mënyrë që të shqiptohej më lehtë, duke e ndryshuar në Ora. Ishte zgjidhje poetike, sepse do të thotë ‘Orë’, që ofron lidhje të fortë nga mbiemri i origjinës.  

Ka mundur të këndonte në Evrovizion

Në moshën 16 vjeçe, Rita ishte në audicion që ta përfaqësonte Britaninë në Evrovizion. Më pas ishte tërhequr nga gara, duke thënë se nuk është e përgatitur për diçka të tillë. Tani thotë se është e lumtur që ishte tërhequr, pasi karriera do të mund të kishte shkuar në drejtim tjetër.

Ajo është ambasadore nderi

Rita është ambasadore nderi për shtetin e Kosovës, kjo për faktin se është një nga njerëzit më të famshëm jashtë këtyre kufijve. Ajo ishte nderuar me këtë titull nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, dhe i pëlqen shumë të flasë për këtë gjatë intervistave. 

(Kosova Sot)