Jennifer Lawrence, aktorja më e paguar në botë

  • 26 August 2016 - 13:25
Jennifer Lawrence, aktorja më e paguar në botë

Aktorja, “zjarr” prej pareve 

Me 46 milionë dollarë lë prapa Melissa McCarthy-n

Fitimet impresive të aktores Lawrence rrjedhin nga pjesa e saj në fitimet nga arkat filmike (653.4 milionë) nga filmi “Hunger Games”

Për të dytin vit rresht, shifrat janë në të mirë të saj: Jennifer Lawrence edhe kësaj radhe është aktorja më e paguar në botë, duke fituar për 12 muaj rreth 46 milionë dollarë, që është 13 milionë më shumë sesa e radhitura në pozitën e dytë Melissa McCarthy, e cila ka arritur të fitojë 33 milionë. Fitimet impresive të aktores Lawrence rrjedhin nga pjesa e saj në fitimet nga arkat filmike (653.4 milionë) nga filmi “Hunger Games”. Kur flasim për të ardhurat financiare, ajo me të vërtetë është një vajzë plot zjarr. McCarthy, 45-vjeçare, është fituesja më e madhe që ka fituar të holla në vitin 2015, duke fituar së paku 10 milionë dollarë, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

“Peshojnë” edhe aktorët e Bollivudit dhe industrisë kineze të filmit

“Unë kam filluar të mendoj se më mirë ta ndërtoja rolin e femrës sesa të ulesha e të vajtoja” thotë McCarthy, e cila ka filluar me linjën e veshjeve.  Edhe njëherë revista “Forbes” ka ekzaminuar yjet nga mbarë globi, duke shënjestruar edhe Bollivudin dhe industrinë kineze të filmit. Rreth 30 për qind e listës vjen nga jashtë Amerikës. Aktorja kineze Fan Bingbing për të dytin vit rresht është në listë, përderisa Charlize Theron, qytetare e dyfishtë, e Afrikës dhe e Amerikës, kthehet në këtë listë për të parën herë që nga viti 2013. Aktorja indiane Deepika Padukone është prurja e vetme e re në radhitje. Aktorja 30-vjeçare po ashtu bashkohet listës nga Bollivudi, përfshirë këtu edhe Bajirao Mastani, megjithëse ajo fiton shumë më pak se sa aktoret tjera nga Hollivudi.

Femrat ende trajtohen si “lodra seksi”

Përderisa aktorët mund të negociojnë shifrat me tetë numra rreth pagesës së tyre për rolet kryesore në filmat e mëdhenj me buxhet të majmë, rolet e tilla për femrat janë më të pakta. Në fakt, në bazë të një studimi të fundit të bërë, është zbuluar se personazhet femërore mbushin apo plotësojnë vetëm 28.7 për qind të roleve në filma. Femrat zakonisht nëpër rolet e tyre paraqiten seksi në një të tretën here të paraqitjes së tyre në filma, përderisa 27.5 për qind paraqiten pjesërisht apo tërësisht lakuriq. E kjo shifër është tri herë më e lartë. Brie Larson në lidhje me këtë fenomen thekson. “Ka ndodhur shumë herë kur shkoja në audicione për një rol, ndërsa që regjisorët më thoshin, ‘me të vërtetë gjithçka është shkëlqyeshëm, por sa do të pëlqenim që të vijë me një fustan më të shkurtër dhe një palë taka të larta”. Gjysma e listës janë mbi moshën 40-vjeçare. Ndërsa në moshën 26, Lawrence është aktorja më e re në listë dhe është e vetmja nën moshën 30-vjeçare. Emrat e tjerë të njohur përfshijnë edhe yjet, si:  Sandra Bullock, Angelina Jolie, Kristen Stewart, Reese Witherspoon dhe Cameron Diaz, të cilat në fakt kanë pësuar rënie në radhitje. Kishte edhe të tilla që nuk ia kanë dalë të arrijnë shumën prej 10 milionë dollarë fitime si, Kristen Wiig, Renée Zellweger dhe Cate Blanchett.  

(Kosova Sot)