< Librat më të mirë për eliminimin e John F. Kennedy-t - Kulturë - Kosova Sot
Librat mė tė mirė pėr eliminimin e John F. Kennedy-t

Librat mė tė mirė pėr eliminimin e John F. Kennedy-t

Nëse Lee Harvey Oswald ishte figura e vetme e përfshirë në vrasjen e Presidentit John F. Kennedy (dhe deri më tani qindra libra e kanë dëshmuar se nuk ishte), atëherë me gjasë armën e kishte shkrepur nga "Texas School Book Depository", shkaku i linjës së drejtë në rrugë që kishte në përcjelljen presidenciale përmes Dallasit. Zgjedhja e deposë që përmbante tekste mësimore ka dëshmuar diçka profetike. Kur Oswald kishte shkrepur armën, ai kishte lëshuar shumë libra rreth ngjarjes së asaj dite.

Presidenti Trump shpreson në mbylljen e spekulimeve për vrasjen

ë se urdhri i tij për t'i publikuar disa nga dokumentet e fshehta qeveritare përfundimisht do t'i japin fund spekulimeve për këtë ngjarje. Në fakt, historia sugjeron se vala e re e punës së letrave do të provokojë një tjetër valë të publikimeve. Në një përrua komentimi të barabartë vetëm nga një bursë biblike, të gjitha librat për Kennedy-n janë përgjigje nga një volum i vetëm paraprak: "The Report of the Warren Commission: The Assassination of President Kennedy". Publikuar në shtator të vitit 1964, ky hetim ka ardhur në përfundim se Oswald kishte vepruar i vetëm, duke shkrepur dy plumba, njëri në qafë e tjetri në kokën e Presidentit. Shumica e publikimeve ishin skeptike për këto të gjetura. Në librin "Trail of the Assassins", nga Jim Garrison (1988), një avokat nga Luiziana, dhe libri i L Fletcher Prouty, "JFK: The CIA, Vietnam, and the Plot to Assassinate John F Kennedy" (1992), kanë dhënë burime kyçe dhe material për filmin e Oliver Stone "JFK" (1991), ka sugjeruar se presidenti ishte ekzekutuar nga një bandë e biznesmenëve, gangsterëve, politikanëve, ushtarëve, disidentëve nga Kuba.

Dyshimi i parë është Kuba

Shumica e librave që flasin për "JFK" e drejtojnë gishtin nga figurat e përfshira në teorinë e konspiracionit "Garrison-Prouty". Dyshimi i parë është Kuba, që ishte zemëruar nga operacioni "Bay of Pigs" - tentim i dështuar i presidentit Kennedy për të rrëzuar diktaturën e Castro-s përmes CIA-s dhe personave të ikur që ishin azil në Amerikë. Ishulli komunist po ashtu shfaqet edhe në udhëtimin misterioz të Oswald-it, javë para se të ndodhte vrasja e Kennedy-t, pastaj udhëtimi në Meksiko Siti, ku me gjasë kishte shpresuar për një vizë për të shkuar në Kubë. Don DeLillo, pasi kishte lexuar 26 volume në raportin e Warren-it, ka prezantuar Oswald-in në librin e tij të vitit 1988, me titull "Libra", si një lolo i tentimit të CIAs për ta promovuar luftën me Kubën. Libri i James Ellroy, me titull "American Tabloid" (1995) fillon me goditjen e befasishme të Castro-s dhe përfundon me vrasjen në Dallas, ku libri cek përfshirjen e interesave të CIA-s në Kubë dhe mafisë. "Who Really Killed Kennedy"? (2013), nga Dr. Jerome R Corsi, po ashtu mafinë e gjen fajtore, megjithëse me pak ndihmë nga Richard Nixon dhe francezëve. Një tjetër punë e publikuar për ta shënuar përvjetorin e 50-të të vdekjes së 'JFK, "The Man Who Killed Kennedy: The Case Against LBJ", nga Roger Stone, implikon Presidentin Lyndon Baines Johnson, në eliminimin e afërt me mafinë dhe me inteligjencën amerikane.

Meksika dhe Kuba pothuajse përmenden në të gjithë librat

Në vitin 1974, në librin e Charles McCarry me titull "The Tears of Autumn", sugjeron se vrasja ishte urdhëruar nga Vietnami Jugor, si shpagim për vrasjen e presidentit të tyre Ngo Dinh Diem. Më interesanti i të gjithë literaturës së raportit të Warren-it është ai i Norman Mailer-it me titull "Oswald's Tale: An American Mystery" (1995), që kishte përdorur material të përdorur nga KGB-ja. Edhe Meksika dhe Kuba pothuajse përmenden në të gjithë librat, vende këto që më shumë përmenden nga zbulimi i arkivave. Këto dokumente nuk do të jenë dora e fundit. Një çereke shekulli më parë, Gerald R Posner kishte publikuar një libër - duke konkluduar se Oswald ishte i vetëm dhe kishte operuar si krejt i vetëm, që me gjasë kishte titullin më të gabuar optimist në publikimin e historisë: Çështja Mbyllet.

(Kosova Sot)

8 orë e 7 minuta më parë