< Filmat që kanë frymëzuar gjëra të mira - Kulturë - Kosova Sot
Filmat qė kanė frymėzuar gjėra tė mira

Filmat qė kanė frymėzuar gjėra tė mira

Image

 

"THE DAY AFTER TOMORROW" RRITI PËRKUJDESJEN NDAJ NDRYSHIMEVE KLIMATIKE

"The Day After Tomorrow" nuk arriti që t'i bindte shikuesit se ishte film kushedi sa i mirë, por i bindi ata që të përkujdeseshin më shumë ndaj ndryshimeve klimatike. Filmi i vitit 2004 i regjisorit Roland Emmerich në rolin kryesor sjell Dennis Quaidin, si shkencëtar klimatik, të cilit i duhet që ta shpëtojë të birin nga një stuhi e çmendur, e shkaktuar nga ndryshimet klimatike, e cila shkakton një Epokë të re të akullt. Ky film u shikua me të madhe, duke fituar rreth gjysmë miliardi dollarësh. Sipas një studimi, të bërë nga kërkuesit shkencorë të Yale-it, ky film pati një ndikim të konsiderueshëm në perceptimet e rreziqeve që vijnë nga ndryshimet klimatike, modelet konceptuale, prioritetet politike, bile edhe mënyrën e të votuarit të shikuesve të filmit. Por, ky ndikim nuk arriti edhe deri te kritiku i filmit nga "New Yorker" Anthony Lane, i cili e quajti këtë film "tepër të varfër: një ngrehinë me skenar të kalbur dhe me pasoja dramatike, i cili më bindi që të dyfishojë harxhimin e karburantit fosil".

Image

 

 "PHILADELPHIA" ZVOGËLOI STIGMËN NDAJ AIDS-IT

"Philadelphia", filmi i vitit 1993, rreth epidemisë së sidës, prezantonte temën e vet në një mënyrë të re për shumë njerëz. Sipas profesoreshës së Universitetit "Columbia", Rita Charon, organizata e së cilës e nderoi filmin për ndikimin e tij në vitin 2013, ky film ishte ndër të parët që adresonte sidën, homofobinë dhe diskriminimin". Ky film sjell në rolin kryesor aktorin Tom Hanks, si avokat të suksesshëm të një korporate, i cili pushohet nga puna pasi që sëmuret nga sida. Denzel Washington luan rolin e avokatit të tij homofobik, të cilit në fund i vjen keq për personazhin e Hanksit, pasi që kalon kohë me të dhe me partnerin e tij, duke i ndihmuar që të luftonte për të drejtat e tij. Jodie Howard nga "Cinema of Change" vëren se angazhimi i aktorit Hanks në rolin kryesor, atë të mashkullit homoseksual të prekur nga sida, duke qenë ai një person tepër heteroseksual, ndihmoi shikuesit me paragjykime që të lidheshin me këtë personazh. Howard vëren se, në kohën e lëshimit të këtij filmi, shumë njerëz, duke përfshirë edhe figura të fuqishme publike, i shikonin nga lart personat e sëmurë nga sida, duke mos e kuptuar atë. Ky film fitoi dy çmime 'Oskar' dhe ndikoi në zvogëlimin e diskriminimit, armiqësisë, stigmës, si dhe mënyrave jo korrekte të trajtimit të homoseksualëve.

Image

 

 "TEMPLE GRANDIN" RRITI VETËDIJEN RRETH AUTIZMIT

 Në vitin 2010, HBO bëri një film rreth Temple Grandin, një shkencëtareje me autizëm, e cila kishte studiuar kafshët dhe ishte bërë kampion i fëmijëve me autizëm."Temple Grandin" kishte marrë 15 nominime për "Emmy" dhe Claire Danes mori çmimin "Emmy" për luajtjen e rolit të shkencëtares me autizëm. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Emmy" në vitin 2010 ishte e pranishme edhe vetë Grandin. Gjatë tërë mbrëmjes Grandin u ngrit disa herë në këmbë për të duartrokitur, si dhe duke falënderuar të ëmën e cila i kishte ndihmuar kur, si fëmijë, nuk kishte qenë e aftë që të fliste. "ABC News" e shpalli Grandinën "Person të javës" pas kësaj ceremonie, meqë filmi e rriti vetëdijen rreth kujdesit ndaj kafshëve dhe rreth sëmundjes së autizmit.

Image

 

"HIDDENFIGURES" RRITI NDERIN NDAJ GRUAS, TEK E CILA ISHTE BAZUAR FILMI

 Filmi i vitit 2016 me titull "Hidden Figures" tregon rrë- fimin e vërtetë rreth grave afrikane amerikane në NASA të njohura me emrin "super kompjuterë" që kishin llogaritur trajektoret për fluturimet e para amerikane në hapësirë gjatë viteve 1960. "Hidden Figures" ishte dominuar për tri çmime 'Oskar' dhe rriti vëmendjen ndaj Katherine Johnsonit, protagoniste të filmit dhe një gruaje nga jeta e përditshme, tek e cila ishte mbështetur astronauti John Glenn, për të kontrolluar kalkulimet kompjuterike, para se ai të shkonte në hapësirë. Sipas NASA-s, Glenn kishte kërkuar nga inxhinierët që ta 'bënin vajzën' që të përsëriste llogaritjet matematikore, për t'u siguruar se ato ishin të sakta. Pas lëshimit të filmit, NASA bëri me dije se një ndërtesë të saj në Qendrën kërkimore "Langley" do ta emërtojë sipas Johnson-it. Në këtë ndërtesë tani gjenden kompjuterë të fuqishëm, që përdoren për modelim dhe simulim, për të dhëna të mëdha dhe për analiza. Johnson mori pjesë me rastin e hapjes së kësaj ndërtese, me ç'rast presidenti amerikan Obama ia dha medaljen për liri.

(Kosova Sot)

1 orë e 9 minuta më parë