Çmimet kulturore, "nderim" për të afërmit e politikanëve - Kulturë - Kosova Sot
Ēmimet kulturore, "nderim" pėr tė afėrmit e politikanėve

Ēmimet kulturore, "nderim" pėr tė afėrmit e politikanėve

S hpërblimet dhe çmimet, që institucionet e ndryshme i japin për çdo vit në emër të nderimit punës së krijuesve dhe performuesve të kulturës, po del të jenë më shumë një vlerësim për të 'nderuar' njerëzit e afërt me politikën apo grupet klanore sesa ata që i meritojnë. Në raste të rralla ndodh që institucionet, qoftë edhe nga ana e Ministrisë së Kulturës që, gjatë ndarjes së çmimeve të ndryshme nderohen meritorët. Edhe atëherë kur nderohen, sidomos nga shoqatat joqeveritare, në të shumtën e rasteve krijuesit marrin vetëm një letër- që dëshmon çmimin apo mirënjohjen, por pa ndonjë kundërvlerë monetare. Për njohës të zhvillimeve kulturore, krijuesit dhe performuesit e kulturës një situatë e tillë po degradon skenën kulturore në vend, duke krijuar raportet të 'ftohta' edhe në mes vetë krijuesve.

Vazhdimisht shpërblehen njerëzit e afërt me politikën

 Në një prononcim për "Kosova Sot", Bashkim Lajçi, etnolog dhe njohës i zhvillimeve kulturore në vend, ka thënë se institucionet shtetërore dhe kulturore të Kosovës kanë dështuar të bëjnë punën e tyre për të kujtuar dhe për të nderuar ata që kanë dhënë dhe ndërtuar për kulturën në vend. "Pohimet se institucionet tona vazhdimisht shpërblejnë njerëzit e afërt me politikën dhe jo ata që e meritojnë, është një dukuri që është prezente te ne në Kosovë! Rastet e tilla nuk janë të pakta, do të thosha në të gjitha fushat! Madje, edhe punësimet dhe anë- tarësimet në institucionet tona më të larta bëhen në këtë mënyrë!", ka thënë Lajçi, duke shtuar se veprimeve dhe sjelljeve të këtilla, kudo që të paraqiten, duhet t'u ndërpritet hovi, meqë me veprime dhe me mendësi të tillë, nuk mund të ketë ecje përpara! Ai ka thënë se këto janë veprime që njeriu nuk do të duhej t'i aplikojë as brenda familjes së tij, e lëre më në institucione publike dhe në mënyrë publike! "Sa më parë që ta kuptojmë këtë dhe sa më parë ta ndërrojmë këtë mendësi, aq më mirë do jetë për njerëzit dhe për vendin tonë!", është shprehur Lajçi, për "Kosova Sot".

Artistët shfaqen si kukulla të dirigjuara

Edhe regjisori Mahir Musliu ka thënë për "Kosova Sot", se çmimet si për vepër jetësore, si nëpër festivale ndahen me miqësi apo me lidhje politike, që njerëz me ndikim nga parti të ndryshme politike i ndajnë pa ndonjë kriter. Kjo, ka thënë ai, në Kosovë nuk është risi, ndonëse ky trend ka vazhduar që nga pas lufta e këndej, artistët shfaqen si kukulla të dirigjuara nga njerëz të politikës. "Kjo është për keqardhje, por rezistenca ndaj këtyre joshjeve thuajse është bërë e pamundur, duke ditur se fondet publike i menaxhojnë strukturat që veprojnë politikisht. Artistët, duke dashur ta ruajnë profilin apolitikë, dalëngadalë, indirekt, po rrëshqasin në gjirin e politikës, e kjo indirekt mendoj se është shumë më e pavolitshme për ta", ka thënë ai, duke shtuar se ata që nuk militojnë rreth këtyre strukturave mbesin të getoizuar, pavarësisht meritave dhe vlerave që kanë. Më tej, ka shtuar ai, disa kanë ambicie refuzuese ndaj këtyre veprimeve që ndodhin, sepse subjektiviteti artistik ndonjëherë i tejkalon joshjet jomeritore dhe pseudovlerat. Pra, më mirë një shpërblim meritor sesa një çmim i shpifur. "Pra, bota ka njohur shumë artistë, të cilët kanë refuzuar shumë çmime me renome, duke i përdorur ato si mjet protestues: Jean Pol Sarter refuzoi çmimin Nobel për Letërsi, Marlon Brando gjithashtu refuzoi çmimin Oskar që iu nda", ka shtuar Musliu për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)

19 orë e 17 minuta më parë
22/01/18
aaaaaaaa