Filmi 'Jumanji: Welcome to the Jungle' fitoi 8 milionë dollarë në ditën e tij hapëse - Kulturë - Kosova Sot
Filmi

Filmi 'Jumanji: Welcome to the Jungle' fitoi 8 milionë dollarë në ditën e tij hapëse

Filmi i kompanisë "Sony", me titull "Jumanji: Welcome to the Jungle", është jashtë një fillimi solid me përfitime prej 7 deri 8 milionë dollarë në ditën e tij hapëse në 3,765 kinema të Amerikës Veriore. Shifrat e para tregojnë se për gjashtë ditë mund të arrijnë deri 45 deri 55 milionë dollarë. Drama e kompanisë "Fox", me aktorin Hugh Jackman me titull "The Greatest Showman", në ditën e parë të shfaqjes ka fituar 3 milionë në 3,005 kinema që këtë dramë për gjashtë ditë arrin t'i fitojë rreth 20 milionë, në linjë me parashikimet.

Fitimet enorme

Filmi i "Disney-Lucasfilm", me titull "Star Wars: The Last Jedi" pritet të dominojë në arenën vendore. Ai ka fituar 20.3 milionë të martën duke u shfaqur në 4,232 lokacione. Fitimet totale në Amerikën Veriore në pesë ditët e para kanë arritur 261.9 milionë dollarë. "Jumanji: Welcome to the Jungle" është vazhdimi i hitit nga viti 1995. Filmi sjell katër nxënës të shkollës së mesme që e zbulojnë një video lojë dhe futen në xhungël.

Kthimi në botën reale

Ata shndërrohen në yjet, si Dwayne Johnson, Kevin Hart, Jack Black dhe Karen Gillan, që duhet të ikin nga xhungla dhe të kthehen në botën reale, para se të ngecin përgjithmonë në lojë. "Jumanji: Welcome to the Jungle" ka një buxhet prej 90 milionë dollarë derisa regjinë e ka bërë Jake Kasdan me skenar të Chris McKenna dhe Erik Sommers derisa gjithçka është bazuar në librin e Chris Van Allsburg. Filmi i parë "Jumanji", me rolin kryesor të ndjerit Robin Williams, kishte bërë një punë të madhe për kompaninë "Sony's TriStar Pictures" në vitin 1995, duke fituar 262 milion dollarë në mbarë botën.

(Kosova Sot)

21 orë e 40 minuta më parë
22/10/18