Sadik Tafarshiku, apo disidenti politik jashtë shablloneve konvencionale - Kulturë - Kosova Sot
Sadik Tafarshiku, apo disidenti politik jashtë shablloneve konvencionale

SHKRUAN: HAQIF MULLIQI

Në memorie

Përmbysja e madhe dhe disidentizmi si profesion

Rënia e komunizmit në Evropën Lindore dhe Juglindore në fund të viteve të tetëdhjeta në hap pas një gjysmë shekulli nisi ta hapë shoqërinë dhe post-festum ta rishpalosë të vërtetën mbi njerëzit dhe ngjarjet nëpër të cilat kishin kaluar ata dhe kombet e ndryshme në përgjithësi. Pra, tashmë nisi të hidhet dritë edhe mbi mjegullat e dendura të historisë dhe të historive pesëdhjetëvjeçare, veçanërisht tek popujt të cilëve, siç ishim ne shqiptarët e Kosovës, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore na e risolli robërinë me të njëjtin pushtues që kishim, vetëm me trajta, modele dhe shenja të tjera dalluese në kapelë apo mbi supe të bartësve të pushtetit të shkelësve tanë. Dhe kjo përmbysje e madhe, ky ndërrim epokash si dhe heqja e perdeve para syve tanë ishte një çast i zbulimit të stereotipave, zhveshjes dhe zëvendësimit të tyre si dhe një provokacion i madh, në veçanti intelektual për të gjithë ne. Tashmë, edhe pse gati paradoksalisht, derisa Evropa e ideologjizuar po çlirohej dhe po hapej në drejtim të të ardhmes së shteteve dhe kombeve, megjithatë, mallkimi historik dhe histerik serb në Kosovë vetëm se u shndërrua në diçka më të veçantë, ndërsa dhunën shtetërore e zëvendësoi terrori shtetëror mbi ne. Por, edhe brenda këtij qarku paradoksal ku, tashmë, jo vetëm kundërshtarët u shndërruan në shënjestër të pushtuesit, ata, siç brenda alegorive historike mund të quhen edhe liribërës, tashmë, të gjithë ne, pa dallim, u shndërruam në shënjestër dhe numër të radhës për të qenë viktima apo për t'u martirizuar për çështjen e Kosovës. Por, kjo ndodhte vetëm në aspektin fizik, ngase kam bindjen se, sikur në asnjë periudhë tjetër kohore, as para e as mbrapa kësaj që e vura në pah, nuk u shfaq një dualizëm aq i madh dhe diskrepancë aq e theksuar ndërmjet dhunës dhe terrorit që po e ushtronte pushtuesi dhe manifestimit të hapur dhe të drejtë të kërkesës për liri. Pra, asnjëherë si në këtë periudhë nuk u shpërfaq aq kurajë, aq dëshirë e aq vullnet për ta thënë të vërtetën, për ta gjakuar atë, për ta hulumtuar atë të vërtetë dhe për t'u përpjekur që, veçanërisht në qarkun e ri intelektual, që tashmë po merrte fizionomi, të krijojmë retrospektivat tona dhe ato të Kosovës e të shqiptarëve në përgjithësi, që, përmes këtyre retrospektivave, pra, tub këtyre reminishencave kulturore dhe historike, siç do të thoshte Ibseni, të përpiqemi që të shkojmë dhe të reflektojmë sa më larg në të kaluarën tonë apo edhe të njerëzve me të cilët kemi të bëjmë, që aq më mirë e më qartë ta kuptojmë të tanishmen dhe mbase edhet'i evidentojmë shtigjet e të ardhmes sonë si dhe objektivat nacionalë, kulturorë dhe historikë. Në këtë kuadër, në mesin e dhjetëra e dhjetëra personazheve, të cilat i kam takuar kudo nëpër Evropë, në Kosovë dhe në Shqipëri, mbase njëri që më kishte lënë një prej mbresave më të pashlyera jo vetëm në karrierën time prej gazetari ambicioze të ri, dikur, ishte pikërisht Sadik Tafarshiku, figura interesante të cilën sapo e kisha zbuluar për veten time dhe për pjesën më të madhe të revistës për të cilën punoja atëherë pra, figura e luftëtarit me anatemë, e veprimtarit të "padëshirueshëm" dhe "të rrezikshëm për shoqërinë" me thirrje publike "PERSONALITET JOKZISTENT" deri atëherë, apo e që në fakt ishte njëri prej atyre që përfundimisht, gjatë tërë jetës së tij, pavarësisht me çfarë punë është marrë, e kishte vetëm një profesion: DISIDENT... Pra, ky mbase ishte profesioni i Sadikut: DISIDENT PROFESIONIST dhe i përjetshëm. Në fakt, gjatë bisedës për gazetën dhe jashtë saj, e kuptova thjesht se Sadik Tafarshiku, sikundër edhe Xhafer Vokshi e Luan Gashi, Ymer Dishnica e Drita Kosturi,që i kisha takuar brenda dhe jashtë Shqipërisë historike, ishte një intelektual prej së vërteti, apo edhe më saktë një altruist dhe intelektual i cili asnjëherë në jetën e tij nuk heshti, asnjëherë në jetën e tij nuk u gjunjëzua dhe asnjëherë në jetën e tij nuk e nënshkroi asnjë lloj paqeje me kohën që e jetoi vështirë, por, vertikalisht, e madje as atëherë kur dikush, më forcë, u përpoq t'ia mbyllte gojën.

Në trafikimin e portretit të tij në mbamendjen time, atëherë e sot, Sadik Tafarshiku ishte dhe mbeti përfytyrim i disidentit, i cili me idetë e tija, me konceptet e tija për kombin dhe çështjen kombëtare, me konceptet për atdheun e ndarë që duhej bërë nju, jetoi në një lloj ekzil të veçantë në Kosovë, në nukleusin e atdheut dhe të rezistencës historike shqiptare, pra në "Kosovën djep të shqiptaruizmës" (Hamit Kokollari), në një ekzil disi të tërë në të cilin jetojnë vetëm figurat e shquara të një vendi, të një kombi, duke qenë herë me dëshirë dhe herë pa dëshirë aty; i tërhequr nga opinioni publik kulturor gjegjësisht nga shoqëria, karshi së cilës u detyrua, si shumë të tjerë, të legjitimohet dhe rilegjitimohet në mënyrë të pandalshme dhe jo rrallë edhe përcëlluese, deri në shuarjen e tij. Sadik Tafarshiku asnjëherë nuk u pajtua me këtë koncept ekzil. Kurrë. Ai mendonte se kjo do të ishte fatale për të. Sepse, ky s'ishte gjë tjetër veçse një ekzil i brendshëm, inkuizitiv dhe i tmerrshëm. Ishte ky, pra, ekzili i heshtjes për ata që s'pajtoheshin me asnjë lloj padrejtësie dhe që përpiqeshin t'i ndryshonin gjërat për çfarë u ndëshkuan rëndë e keq. E, Sadik Tafarshiku nuk heshti as atëherë kur i thoshin që të heshtë. As atëherë kur e kërcënonin që të heshtë. As kur i zaptonin gojën që të mos i dëgjohet zëri fare. Sepse, edhe atëherë përreth tij dhe të burrave tjerë si Sadik Tafarshiku, të të gjithë brezave, të të njëjtës proveniencë dhe të njëjtit fat, si fluid optimizmi hetohej aroma e ideve të tija dhe të bashkëluftëtarëve dhe bashkëvuajtësve të tij, e ideve gati epike për bërjen e Shqipërisë një. Për bërjen e një Shqipërie: AS TË MADHE E AS TË VOGËL, por të një SHQIPËRIE TAMAM. Ata që e njohën Sadik Tafarshikun nga afër e dinë që kjo ishte aspirata dhe gjakimi i tij jetësor. Dhe, këtë gjë, këtë luftë të tij të vazhdueshme, e të pashmangshme, luftë të pakompromis dhe jo rrallë të lëndueshme për të, Sadik Tafarshiku e udhëhoqi deri në drithërimën e fundit të shpirtit të tij. I këtillë ishte Sadik Tafarshiku. I këtillë ishte gjatë tërë jetës së tij Dhe, është pikërisht kjo pika e cila na bën që Sadik Tafarshikun dhe veprimtaret e intelektualët si ai, t'i shndërrojë dhe t'i pranojmë sot si disidentë vërtet. Në këtë pikë, t'i rikthehemi edhe një herë idesë së disidentizmit dhe të disidentëve të profilit të Sadik Tafarshikut këtu tek ne! Mendoj se karakteri i disidentizmit politik tek shqiptarët e Kosovës dallonte në politikat konvencionale aq sa edhe qëllimet e tyre që kishin. Bile, edhe çështja e vetëmohimit, të cilën e futën në jetën dhe traditën tonë politike dhe kombëtare në të njëjtën kohë figurat si ajo e Sadik Tafarshikut dhe në lëvizjet tonë politike dhe kombëtare që u krijuan kontinuitivisht doli të ishin, sa frymëzim i kohës aq edhe veprimtari jokonvencionale. Kështu që, profili e disidentit efikas siç ishte Sadik Tafarshiku, ishte i definuar mbi kategoritë e elokuencës, të guximit, por edhe të kokë- fortësisë morale, e cila ishte e veçantë, sidomos në rrethanat në të cilat veproi për më se gjysmë shekulli kjo figurë gati e harruar politike dhe kombëtare. Sadik Tafarshiku veproi atëherë kur s'ishte e lejueshme që individi t'ia thotë të vërtetën pushtit pavarësisht nga pasojat. Bile, ata që e kanë njohur nga afër Sadikun e dinë se "fitore" për të ishte pikërisht ajo që të mos i lejohej e t'i imponohej heshtja dhe miopia. Edhe pse teorikisht thuhet se kjo s'është filozofi e fitores e të pjesëmarrësve në politikën konvencionale, në rastin e disidentizmit të Sadik Tafarshikut dhe disidentëve tjerë të të dy gjeneratave, tashmë doli se ishte synim dhe vizion ishte ky, koncepti i lirisë së Kosovës. Në këtë rrafsh, mendoj se ajo që mund të mësojmë nga jeta, militomi ushtarak dhe politik i Sadik Tafarshikut është se disidentizmi nuk i ofron përparësi aftësive të kompromisbërjes. Në këtë rrafsh personazhi, për të cilin po flasim sot qëndroi palëkundur deri në fund të jetës së tij, e cila, më shumë se sa një zhvillim biologjik me fillim dhe fund, ishte mision.

(Kosova Sot) 

7 orë e 39 minuta më parë
17/10/18