Filmat e këqij dhe TË MIRË NË 2018

  • 03 January 2018 - 15:56
Filmat e këqij dhe TË MIRË NË 2018

JO TË GJITHË U REALIZUAN SUKSESSHËM

Viti 2017 ishte vit i ashpër për filmat. Dimri filloi me "John Wick 2" dhe "The Lego Batman Movie". Pranvera kishte Logan-in duke thyer rekordet bashkë me "Fast 8". Vera solli dështimet si "Baywatch", "The Mummy" dhe më shumë. Vjeshta solli sukses në disa forma për dikë. "Wonder Woman" shkëlqeu, por dështoi "League". Megjithëse asgjë nuk është e sigurt, lirisht mund të thuhet se cilët nga filmat ishin të mirë gjatë 2018-ës e cilët jo.

Film i keq: "Rampage"

Herën e fundit që Dwayne Johnson u përfshi në video-lojëra ishte "Doom". Ai po provon përsëri në ekranin e madh me këtë adaptim e lojërave arkade. Johnson është zoolog që e rrit një grillë të bardhë si mikun e tij. Por një eksperiment gjenetik nuk shkon mirë derisa gorilla i madh egërsohet dhe e pushton qytetin. Për t'i përkeqë- suar gjërat edhe më shumë, një ujk dhe një krokodil po ashtu kanë ndryshuar dhe të tri bishat janë liruar.

Film i keq: "Mama Mia! Here We Go Again"

Përzierja e tregimeve që nuk ekzistojnë me vazhdimet rrallëherë se shkojnë mirë. Që të dyja të bëjnë të ndihesh si një muzikant i mirë që duket edhe më keq. Krejt aktorët janë kthyer nga 2008 megjithëse filmi ka humbur një nga lojtaret kryesor: Meryl Streep. Personazhi i saj ka vdekur kur fillon filmi dhe e bija e saj (Amanda Seyfried) me humbjen dhe mbetet shtatzënë. Kështu ajo takon baballarët e mundshëm. Edhe ata që e kanë pëlqyerfilmin e parë e shohin të panevojshme që ta sjellin edhe një vazhdim tjetër si ky. 

Film i keq: "Nutcracker And The Four Realms"

"Nutcracker" mundet të jetë një nga baletet më të mëdha krijuar ndonjëherë. Muzika e tij mbetet e fuqishme me shekuj dhe është e preferuara e pushimeve. Megjithatë, Hollivudi ka obsesionin bizar me tentimin e të bërit një film në një lloj epiku. "Disney" tani po tenton ta futë dorën me tregimin klasik të një vajzës së re që gjen një mbretër magjike kur kukullat jetojnë dhe kjo qon në një aventurë të paharrueshme. Në film përfshihet Mackenzie Foy si lidere, Keira Knightley si "Sugar Plum Fairy" dhe Dame Helen Mirren si një lidere e një armate minjsh.

Film i mirë: "Ocean's 8''

Yjet e përfshira ju garantojnë një kënaqësi. Sandra Bullock aktron motrën e re të George Clooney-t, si Danny Ocean, e freskët porsa ka dalë nga burgu dhe e gatshme për të planifikuar goditjen e radhës. Qëllimi i saj: Ta vjedhë një qafore me diamante nga qafa e një ylli nga Hollivudi (Anne Hathaway) që do ta bëjë në mes të ngjarjes "Met Gala". Ajo shpejtë organizon fermat hajdute si: Cate Blanchett, Mindy Kaling, Rihanna, Helena Bonham Carter, Sarah Paulson dhe Awkwafina. 

Film i mirë: "Ant-Man And The Wasp"

Kishte bërë shumë bujë më 2015, "Ant-Man" ishte një vepër që ia kishte vlejtur për vazhdimin nga "Marvel". Paul Rudd ishte i shkëlqyeshëm si Scott Lang, një hajdut i shndërruar në një hero me Michael Douglas si ish "AntMan Hank Pym". Lëvizja e madhe është që Evengeline Lilly zgjidhet si "Wasp", heroinë që ndihmon Hank-un. Së bashku, ata ballafaqohen me spiunazhin industrial "Ghost", me Laurence Fishburne si Bill Foster. Po ashtu, Michelle Pfeiffer vjen si Janet Van Dyne, gruaja e Hank për të cilën mendohet se kishte vdekur, e që në fakt kishte ngecur në një dimension tjetër.

Film i mirë: "Avengers: Infinity War"

Ky do të jetë një hit. Kjo është ajo që krejt "MCU" ka ndërtuar, përplasja epike midis të mirës dhe të keqes. Njëra anë është Thanos (Josh Brolin), Titani i çmendur, që përfundimisht e pushton okën për t'i futur duart te gurët "Infinity Stones". Ata që e kundërshtojnë janë "Avengers", "Spider-Man", "Doctor Strange", "Black Panther", i humburi në gjithësi "Thor" dhe "Guardians of the Galaxy". Po ashtu edhe Loki luan lojën e tij të vet dhe Brie Larson si "Captain Marvel". 

(Kosova Sot)